Spartak Ngjela Po i vjen rradha Saliut Meta nuk e mbron dot me!

Spartak Ngjela: Po i vjen rradha Saliut, Meta nuk e mbron dot me!

Rikthehet pas në kohë, Spartak Ngjela për të provuar se ajo që ndodh në Rumani, pason edhe në Shqipëri. Për këtë merr shembull ndëshkimin e Çausheskut nga populli rumun dhe rënien e komunizmit në Shqipëri. Tani që rumunët janë ngritur në protesta kundër qeverisë së korrupstuar, ndëshkimi nuk do të vonojë edhe për të korruptuarit e Shqipërisë, shkruan avokati. Dhe kjo nuk varet as nga Meta, dhe as nga Rama, sipas tij.

Statusi i Spartak Ngjelës në Facebook:

Pas Rumanisë, gjithmonë radha i vjen ndëshkimit të krimit shtetëror shqiptar.

Ngjarjet antikorrupsion në Shqipëri janë të pashmangshme. Në Rumani, deri tani janë arrestuar 1000 ish pushtetarë të korruptuar, dhe, midis tyre, disa ish kryeministra, ish ministra, drejtorë e deputetë. Por, siç duket, kjo s'paska qenë e mjaftueshme për urrejtjen popullore. Revoltat vijojnë në Rumani. Si rregull, në funksion të abuzimit me pushtetin, krimi shtetëror shqiptar e ka radhën pas Rumanisë. Ramizi Alisë do t'i vinte radha pas Çausheskut. Prandaj shpejtoi dhe gjeti Saliun. Kurse tani që po i vjen radha Saliut, ky ka gjetur Metën. Për të qeshur është kjo shpresa e tij të rondokopi Meta. Do Meta nuk do Meta; do Rama nuk do Rama, pas Rumanisë radhën e pastrimit nga korrupsioni e kemi ne. Të gjithë shqiptaret duhet të mobilizohen për ta fshirë krimin shtetëror në Shqipëri, sepse varfëria ekstreme që po përjetojmë është rezultat i korrupsionit dhe krimit shtetëror


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama