Sot dita e fundit e Ramazanit neser festohet Fiter Bajrami

Sot dita e fundit e Ramazanit, neser festohet Fiter Bajrami

Besimtarët myslimanë i japin sot, në ora 20:18, fund muajit të bekuar të Ramazanit dhe agjërimit që i shoqëroi për rreth një muaj të tërë, ndërsa nesër festohet Fitër Bajrami.

Në Tiranë falja e namazit të Fitër Bajramit kryhet në ora 06:05 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në Kosovë në ora 05:48, ndërsa Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni informon se manifestimi qendror i Fitër Bajramit do të mbahet të nesër në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Namazi i Bajramit falet në ora 06.00, shkruan Portali Albeu.

Disa të dhëna për këtë Ramazan:

1 - Ramazani në këtë vitin 1436 të Hixhrit kishte 29 ditë.

Viti i ri i Hixhrit, 1437, fillon më 14 tetor 2015.

Muaji Ramazan këtë vit nisi më 18 qershor, ndërsa përfundon sot, më 16 korrik.

Iftari sot çelet në orëa 20:18 (Prishtinë) dhe 20:19 në Tiranë.

Nesër është Bajrami i Madh - Fiter Bajrami.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama