Vetem dy ditë para hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, u kërkoi qytetarëve zbatim rigoroz të tij, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve automobilistike dhe të shtohet siguria në rrugë. Burgaj u kërkoi të gjithë policëve rrugorë që në çdo rast ndalimi të ndonjë automjeti, t’i japin domosdoshmërisht arsyen e ndalimit drejtuesit të makinës.
Ndryshimet në Kodin Rrugor
Neni 115, pika 11
Cilido që duke zotëruar materialisht një mjet ia beson ose ia jep ta drejtojë një personi të papajisur me leje drejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe me pezullimin e leje-drejtimit për një vit.
Neni 117/1
Zotëruesit e leje-drejtimeve vendëse të grupit “A” për tri vitet e para pas marrjes së leje-drejtimit nuk u lejohet drejtimi i motomjeteve me fuqi prej 25 kw specifike referuar ngarkesës, ose 0,16 kw/kg.
Neni 140, pika 7
Cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë një mijë deri në tri mijë lekë.
Neni 140, pika 8
Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Neni 140, pika 9
Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga katër mijë dymbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e leje-drejtimit nga një deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron leje-drejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i leje-drejtimit bëhet për tre deri gjashtë muaj.
Neni 140, pika 10
Cilido që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 141
Cilido që qarkullon kundërvajtje në kthesat, në rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë në gjashtë mijë lekë. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Neni 142, pika 4
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (qarkullimi i mjeteve në rreshta paralelë), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 143, pika 10
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (përparësia), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 144, pika 2
Cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor, ose nga normat përkatëse të akteve në zbatim, si dhe nga polici i trafikut, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta të parashikuara në nenet 6 dhe 7.
Neni 145, pika 5
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (mënyra e veprimit në kalimet në nivel), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 146, pika 15
Cilido që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 dhe 8, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 146, pika 16
Cilido që nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11, 12, 13, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë në tre mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga dy mijë në gjashtë mijë lekë.
Neni 147, pika 4
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 150, pika 3
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (sinjalizimi pamor dhe ndriçimi i mjeteve), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 151, pika 11
Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni (përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor dhe mjeteve me motor dhe rimorkiove) ose përdor në mënyrë të gabuar sistemet e sinjalizimit me ndriçim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 152, pika 7
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (ndryshim i drejtimit a i korsisë ose manovra të tjera), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Neni 156, pika 6
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë
Neni 160, pika 5
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (sinjalizimi i mjetit të ndaluar), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Shpejtësia, pezullimi i lejes së drejtimit
Sipas nenit, 140, pika 9, cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga katër mijë në dymbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merren masa administrative plotësuese me pezullimin e leje-drejtimit nga një deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron leje-drejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i leje-drejtimit bëhet për tre deri gjashtë muaj. Zotëruesi i leje-drejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së leje-drejtimit qarkullon duke i tejkaluar limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, është subjekt i sanksionit administrativ të veçantë me gjobë në vlerën nga një mijë deri në tre mijë lekë. Shkelja e mësipërme, përveç masës administrative me gjobë, ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullim
it të leje-drejtimit nga dy deri në tetë muaj.











