Sopranoja greke Vassia Zacharopoulou cel edicionin e XV te Festivalit Nderkombetar Marie Kraja

marie kraja (2)TIRANË, 30 Tetor / ATSH - Klajdi Musabelliu /- Edicioni i XV-të i Festivalit Ndërkombëtar "Marie Kraja" ka çelur siparin sot në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit, dhe Ansablit Popullor, ku 14 artistë të rinj të gjinisë klasike nga vende të ndryshme, kanë performuar për të pranishmit në sallë dy materiale, një këngë dhe një arie në shoqërinë e Orkestrës së TKOB-së dhe dirigjimin e masetros Leonardo Quadrini.

Pasi realizuan provën gjenerale dhe përballjen finale me performancën "solo" përpara jurisë së festivalit gjatë mbrëmjes së djeshme, artistët e rinj zbritën në skenë sot, ndërkohë që publiku i pranishëm në sallë nuk e kurseu mikpritjen e ngrohtë dhe durtrokitjet e shumta gjatë çdo prezantimi dhe performance.

marie kraja (10)Personaliteteve të pranishëm në sallë, iu bashkangjit edhe llozha e mbushur si rrallë ndonjë herë nga shumë të rinj, ku një pjesë e tyre vinte nga kuriozitetit për të dëgjuar muzikë klasike për herë të parë, një pjesë nga Liceu Artistik 'Jordan Misja', ndërsa pjesa tjetër nga Universiteti i Arteve.

"Në mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, përgjatë dy mbrëmjeve, 30 dhe 31 tetor, ora 19:00, Festivali Ndërkombëtar "Marie Kraja", i cili tashmë është rikthyer në një traditë, do ta çoj Tiranën në qendër të vëmëndjes", u shpreh Drejtoresha e Festivalit, Zana Çela në fjalën e hapjes.

marie kraja (7)"Si pjesë e hartës së madhe botërore dhe atlasit operistik, kjo skenë dhe ky festival, vjen me hapin e kohës, mjaft demokratik dhe konteporan, dhe nga performancat e sotme, nesër do të shpallim edhe 8 finalistët që do të garojnë për 3 çmimet e festivalit", theksoi Çela.

Ndërkohë që sopranoja greke Vassia Zacharopoulou hapi e para garën, një arie nga vepra e madhe "Madame Butterfly" e kompozitorit Giacomo Puccini.

Midis konkurentëve nga vende si Gjermania, Turqia, Bullgaria, Rusia etj, Shqipëria përfaqësohet nga sopranoja Irida Dragoti, ndërsa Kosova nga sopranoja Marigona Qerkezi.

marie kraja (4)Gjatë mbrëmjes finale të 30 tetorit, 8 finalistët do të vlerësohen nga një juri prestigjoze ndërkombëtare e përbërë prej personaliteteve si drejtorë të teatrove të rëndësishëm europianë të cilët janë gjurmuesit më këmbëngulës të talenteve të reja kudo që ato ndodhen.

Dominique Meyer, drejtor i përgjithshëm i Operas Shtetërore të Vjenës, Birgitta Svendsen, drejtoresha e Operas Mbretërore Suedeze në Stokholm, Nikolas Payne, drejtori i Operas Europa në Bruksel, Myron Michailidis dirigjent- drejtor i Operas Kombëtare Greke, Ununsan Kuloglu- Koordinator i Përgjithshëm i Operas së Stambollit, Suzana Frasheri soprano, pedagoge në Universitetin e Arteve, dhe tenori Kastriot Tusha, do ta kenë të vështirë përzgjedhjen e fituesve të këtij edicioni, pasi edhe pse të rinj, konkurentët në garë, janë mjaft të njohur dhe të vlerësuar edhe më çmime në vendet e tyre, por edhe në Europë.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama