Sony ben zyrtare datat e daljes ne treg te PS4

'Sony' ben zyrtare datat e daljes ne treg te PS4

Aparati i teknologjisë më të fundit të lojërave, “PlayStation 4”, do të dalë në treg në Amerikën e Veriut më 15 nëntor, ndërsa në Europë më 29 nëntor. Rivali i “Sony”-t, “Microsoft”, ka deklaruar vetëm se “Xbox One” do të dalë për shitje në muajin nëntor. “Sony” ka bërë një progres fantastik, ndërkohë që përgatitet të nxjerrë PS4, por ende i mungojnë lojërat ekskluzive.

Konferenca për shtyp e gjigantit japonez tregon se kompania ka një lidhje të thellë dhe domethënëse me komunitetin e saj, por krerët e “Sony”-t nuk ndihen edhe aq të qetë duke qenë se lista e lojërave ekskluzive e “Xbox One” po rritet vazhdimisht.

“Sony” deklaroi se ka të prenotuar që më parë më shumë se një milion “PlayStation 4” në të gjithë botën. Kompania shtoi gjithashtu se 32 vende do të mund të blejnë lojën e re gjatë Krishtlindjeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama