Sistem te ri per te evituar vjedhjet e cicerimave

Sistem te ri per te evituar vjedhjet e 'cicerimave'
Twitter nuk është më një rrjet i thjeshtë social. Shumë liderë në të gjithë botën po përdorin atë për të komunikuar me audiencën apo lëshuar deklarata të shumëllojshme. Rastet e fundit të vjedhjes së “cicërimave” në Twitter, duket se kanë shtyrë themeluesit që të mendojnë më shumë për sistemin e sigurisë. Ata po testojnë një mekanizëm të dyfishtë, ku veç një “username-i” dhe fjalëkalimit të sigurojnë edhe futjen e një kodi tjetër, për të ndalur kështu ndërhyrjet. Associated Press është agjencia e lajmeve, e cila u sulmua së fundi, por raste të tilla ka plot, përshirë agjenci qeveritare në SHBA, Presidentin Obama dhe shumë llogari të tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama