Si te shtoni ndjekesit ne Instagram

Si te shtoni ndjekesit ne Instagram

Nëqoftëse ju jeni fillestar-sapo keni filluar të përdorni Instagramin, postimi i fotove mund të jetë goxha dëshpërues. Kur gjithë gëzimi juaj dhe puna e vështirë shpërblehen me asgjë më shumë se disa "like" nga një numër i vogël i ndjekësve tuaj, është shumë e thjeshtë të zhgënjeheni, edhe nëse ju i dini të mirat e marketingut të mediave sociale, të cilat po presin nëse ti mund të jesh i suksesshëm suksesin me iniciativën tënde.

Ky artikull vjen në ndihmë duke u dhënë 50 ide të ndryshme për të shtuar numrin e ndjekësve dhe bashkveprimin e tyre në postimet tuaja.

Do mësoni gjithashtu që shumë nga idetë e mëposhtme fokusohen në rritjen e angazhimit (pëlqime dhe komente), dhe arsyeja është se: angazhimi gjatë gjithë kohës, sjell më shumë ndjekës.

1- Përdorni hashtag-s që ndihmojnë të shtohen ndjekësit: #FF (Follow Friday), #instafollow, #l4l (Like for like), #tagforlikes dhe #followback.

2- Bëni sa më shumë pëlqime të fotove të ndryshme nga personat që ju ndiqni. Neil Patel e ka përdorur këtë strategji dhe nga 100 pëlqime në foto të ndryshme, ka fituar 6.1 më shumë ndjekës.

3- Hapni një konkurs në Instagram. Një nga mënyrat më të thjeshta për ta bërë këtë është të postoni një foto promovuese dhe të merrni mendimin e ndjekësve për t'u bërë pjesë apo jo.

4- Shpërndani llogarinë tuaj të Instagramit në rrjetet e tjera sociale. Tregojuni njerëzve se cfarë mund të presin nëse iu ndjekin ju.

5- Pëlqeni dhe komentoni në fotot e përdoruesve të tjerë. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të fituar më shumë ndjekës.

6- Përdorni hashtag të njohur në mënyrë që fotot tuaja të gjenden më thjeshtë. Disa nga hashtagët më të njohura janë: #love, #instagood, #tbt, dhe photooftheday.

7- Postoni foto rreth orës 2 të drekës ose 5 të pasdites. Kërkuesit thonë se këto janë oraret më të përshtatshme për të postuar.

8- Kërkoni dhe ndiqni persona që përdorin hashtag-et e njohur si #folloëme dhe #likeforlike. Shumë prej tyre do iu ndjekin dhe ju.

9- Mos harroni që cilësia sjell sasi. Kontrolloni llogarinë tuaj dhe lini vetëm fotot më të bukura. Askush nuk dëshiron të ndjekë dikë që ka mijëra imazhe të kota të ushqimit ose thjesht shkrepje rastësore.

10- Përdorni efektin Mayfair. Sipas Track Maven's Fortune 500 Instagram Report, është i vetmi efekt më i vlefshëm.

11- Sigurohuni që biografia juaj/ të dhënat janë të plotësuara. Përdorni fjalë kyce dhe hashtage, dhe një link që dërgon ndjekësit te faqja juaj. Dhe mbi të gjitha, mos mashtroni; Të jeni të sigurtë që askush që lexon profilin tuaj, do ju ndjekë.

12- Bëni pyetje në cdo foto që hidhni. Është një mënyrë e mirë për të rritur audiencën.

13- Postimet e së dielës: Të dielat kanë më pak imazhe të postuara, kështu që fotot tuaja mund të marrin më shumë shikueshmëri.

14- Jini të qëndrueshëm. Duhet të dini përse po postoni, dhe për kë po e bëni këtë gjë.

15- Ftoni ndjekësit që të thonë dicka në lidhje me atë që postoni.

16- Mos kini frikë që të postoni shpesh

17- Ndiqni përdoruesit që të sugjerohen. Klikoni tek opsioni Settings në llogarinë tuaj në të djathtë të ekranit. Kliko "Gjej dhe fto miq" dhe pastaj "Përdorues të sugjeruar".

18- Përdorni "Piqora", e cila vjen në ndihmë që të shikoni se cilat lloje fotosh tërheqin më shumë vëmendjen e audiencës, dhe më pas posto sa më shumë prej tyre.

19- Shkruani ku ndodheni, ose vendosni tag emrin e vendit ku ndodheni. Kur ju vendosni emrin e vendit ku ndodheni, të tjerët që postojnë foto të të njëjtit vend, do të shohin fotot tuaja në faqën e vendit ku ju ndodheni. Kjo është një mënyrë e mirë për të kapur vëmendjen e përdoruesve më të afërt.

20- Përdorni Latergramme për të programuar postimet tuaja në Instagram. Postimi në mënyrë të vazhdueshme është një celës që të con në shtimin/rritjen e ndjekësve gjatë gjithë kohës.

21- Tërhiqni vëmendjen dhe angazhohuni. Të gjitha këshillat, truket dhe stratëgjitë që ju mund të përdorni nuk mund të konkurojnë me angazhimin tuaj në rrjet. Bëni like gjatë gjithë kohës dhe lini komente të mirëmenduara. Gjeni njerëz të rinj për të ndjekur, dhe tërhiqni vëmendjen e tyre duke iu përgjigjur komenteve dhe pyetjeve.

22- Kombinoni shumë foto në një kolazh për të tërhequr sa më shumë vëmendjen dhe për të mbajtur gjallë audiencën. Përdorni PicFrame për të kombinuar deri në 9 foto ose video.

23- Thojini dikujt që ka ndikim ose influencë që t'u bëjë tag në produktet tuaja. Nëse njeh një person me influencë ose të njohur në Instagram që ka përdorur produktet tuaja, thuajini që t'ju përmendë. Dhe kjo mund të sjellë një numër të konsiderueshëm të ndjekësve të rinj.

24- Posto foto të gjërave që kanë ngjyrë blu. Disa kërkues sugjerojnë që këto marrin 24% më shumë pëlqime se fotot që jane më ngjyrë portokalli ose të kuqe.

25- Postimet e të mërkurave: Imazhet e postuara në mes të javës marrin më shumë vëmendje nga ato që postohen ditët e tjera.

26- Përdor fjalën "koment" në citatet/shkrimet tuaja. Disa nga kërkuesit sugjerojnë që këto llojë marrin më shumë komente, në krahasim me të tjerat.

27- Vendos fytyrën në fotot tuaja. Dan Zarella kuptoi qe imazhet me fytyrë marrin 35% më shumë pëlqime.

28- Bëjini tag njerëzve në fotot tuaja kur është e përshtatshme ose e nevojshme. kjo siguron që fotot tuaja të shfaqen në njoftimet e të tjerëve, dhe ka të ngjarë që edhe ata t'i shpërndajnë.

29- Sa më shumë ndriçim, aq më mirë. Fotot që kanë 65-85% dritë marrin 24% pëlqime më shumë se fotot që kanë më pak se 45% dritë.

30- Krijoni një hashtag tuajin ose një hashtag të njohur dhe në këtë mënyrë inkurajoni ndjekësit që t'a përdorin atë. Kjo do të cojë në përdorim të tij nga ndjekësit tuaj, dhe në të njëjtën kohë do të rritet dhe shikueshmëria.

31- Shpërndani prapaskenat e fotove. Fotot e thjeshta përcjellin personalitetin tuaj përtej asaj që ju përfaqësoni. Posto foto që tregojnë që janë vërtetë njerëz real përtej asaj që ti përfaqëson.

32- Ftoni dikë që të postojë në llogarinë tuaj. Nëse njihni dikë që ka influencë në Instagram, ftoje ose thuaji që të postojë në llogarinë tëndë. Kjo është një strategji e pagabueshme për të fituar dhe një numër të madh ndjekësish.

33- Postoni dhe ri-postoni fotot tuaja, dhe të ndjekësve tuaj, vecanërisht nëse ata përmendin ndonjë nga produktet tuaja. Kjo do të nxisë të tjerët që të postojnë fotot tuaja në të njëjtën mënyrë.

34- Mos përdorni gjithmonë efekte, sepse studiesit sugjerojnë që fotot pa efekte tërheqin më shumë vëmendje.

35- Promovoni ose shpërndani llogarinë tuaj të Instagramit tek ndjekësit e emailit. Vazhdimisht shpërndani një foto në email dhe lidheni me llogarinë tuaj të Instagramit.

36- Promovoni emrin e Instagramit tuaj në materialet e marketingut.

37- Ndiqni të gjithë shokët tuaj të Facebook-ut në Instagram dhe shumë prej tyrë do t’ju ndjekin edhe ju. Për ta bërë këtë, shkoni në profilin tuaj në instagram dhe klikoni në ikonën në të djathtë të ekranit tuaj, dukë zgjedhur opsionin "Find Friends" dhe më pas "Find friends on Facebook".

38- Përdorni foto të mirëstrukturuara. Fotot e tilla marrin 125% më shumë pëlqime se fotot e tjera.

39- Tregoni një histori. Përdorni imazhet dhe shkrimet poshtë tyrë për të treguar një histori që tërheq vëmendjen e ndjekësve

40- Nëse keni marrë pjesë në një event dhe keni shkrepur foto, bëjini tag një personi të njohur në Instagram për të rritur shikueshmërinë dhe shpërndarjen.

41- Përdor Iconosquare (Statigram) për të ndjekur rritjen e llogarisë tuaj. Gjej cilat imazhe rezultojnë më të mirat për audiencën tuaj dhe postoji më shpesh.

42- Përdor Aviary për të rregulluar fotot, prerë, shtuar efekte të ndryshme, ose thjesht për t'u dukur bukur.

43- Përdorni fjalën "Pëlqe" në citatet/shkrimet tuaja.

44- Planifikoni, përgatitni dhe më pas veproni. Ashtu si gjithë gjërat e tjera të jetës, të veprosh qëllimisht është rruga e duhur drejt suksesit. Planifiko/Vendos për cfarë do t'a përdorësh Instagramin tënd, dhe më pas krijo një plan veprimi.

45- Postoni foto me thënie të ndryshme. Në mediat sociale, foto të tilla janë të shumta në numër.

46- Lidhni llogarinë tuaj të Instagramit me listën e kontakteve tuaja. Klikoni në butonin që ndodhet në anën e djathtë të ekranit tuaj, dhe zgjidh opsionin "Gjej shokët" për të lidhur emailin tuaj me listën e kontakteve.

47- Krijoni kontakte me persona që kanë influencë në Instagram. Kërkoni për hashtag që lidhen me biznesin tuaj. Postoni komente të mirëmenduara në postimet e tyre, dhe filloni të zhvilloni komunikimin. Asnjëherë nuk dihet se ku mund të cojnë këto lloj lidhjesh.

48- Përdorni aplikacioni e quajtur Crowfire për të analizuar se si postimet tuaja ndikojnë tek ata që iu ndjekin dhe tek të tjerët.

49- Organizoni promovime të ndryshme me përdoruesit e tjerë. Gjej përdorues që synojnë të njëjtën gjë ashtu si edhe ju, dhe ndihmoni njëri-tjetrin për të shtuar/rritur audienën.

50- Ndërtoni një komunitet duke përdorur një hashtag të vecantë. Ndërmerrni një fushatë në të cilin komuniteti juaj mund të marrë pjesë, dhe vendosini/krijoni një hashtag të vecantë.

 


Burimi: Forbes


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama