Si te keni dhembe te bardhe per nje buzeqeshje verbuese?

Si te keni dhembe te bardhe per nje buzeqeshje verbuese?
A mund të keni dhëmbë të bardhë dhe një buzëqeshje verbuese nga produkte natyrale? Sigurisht, ne po ju paraqesim disa këshilla për të pasur dhëmbë të bardhë duke ndjekur disa truke të thjeshta…

Kush është ai apo ajo, që nuk dëshiron të ketë dhëmbë të bardhë dhe një buzëqeshje verbuese!? Buzëqeshja është mënyra më e mirë e komunikimit me njerëzit, transmeton besim dhe ndjenjë dashamirësie. Kjo është arsyeja pse duhet të keni gjithmonë dhëmbë të bardhë dhe të kuruar. Këshilla mjaft të vlefshme për këtë çështje ka dhënë italiania Laura De Luca, një eksperte e njohur në fushën bio-natyrore. Ajo thotë se, për të pasur dhëmbë të bardhë dhe për të parandaluar zverdhjen e tyre, një mënyrë e shkëlqyer është përdorimi i kolinozit që përmban likene arktiku. Këto të fundit janë lloje bimësh që kanë aftësi zbardhjeje dhe pastrimi të baktereve. Ato kanë aftësinë të ulin formimin e gurëzave në dhëmbë dhe të sigurojnë një mbrojtje natyrale për mishrat dhe zgavrën e gojës. Por ku mund të gjeni pasta dhëmbësh me përbërje likenesh arktiku për të pasur dhëmbë të bardhë? E thjeshtë, në farmaci do të gjeni pasta dhëmbësh më bazë likenesh të Islandës, me një fuqi zbardhuese. Ju këshillohet që të flisni me farmacistin tuaj, i cili do t’ju japë produktin më të përshtatshëm për problemin tuaj.

Cilat janë produktet për të pasur dhëmbë të bardhë?

Për të pasur dhëmbë përsosmërisht të bardhë është mirë të dini që në shitje janë disa kremra të veçantë, që për bazë kanë oksigjen aktiv, falë të cilëve është e mundur që ju të keni dhëmbë më të bardhë. Një përbërës tjetër për të pasur dhëmbë të bardhë janë disa lloje maskash të posaçme për dhëmbët, të cilat aplikohen gjatë çdo nate, për një periudhë kohë prej dy javësh. Edhe këto lloj maskash mund të blihen në farmaci dhe është e këshillueshme që të përdoren vetëm për periudha të shkurtra. Në rast të kundërt bezdisja e shkaktuar nga ushqimi dhe nga pijet e ftohta apo të nxehta mund të bëhet vërtet e tepruar.

Një alternativë tjetër midis këtyre këshillave dhe një zgjidhje krejt natyrale është soda e bukës. Soda e bukës, një përbërës i domosdoshëm i çdo kuzhine, midis të tjerash pastron dhe zbardh dhëmbët. Mund ta përzieni një lugë sodë buke, pak kripë dhe të shtoni disa pika uthull, e me këtë përzierje të lani dhëmbët. Këtë procedurë mund ta përsëritni jo më shumë se 3 herë në muaj.

Cili është produkti i gjyshes për të pasur dhëmbë të bardhë?

Dëshironi të keni dhëmbë të bardhë me një produkt totalisht natyral? Provoni të mbani te dhëmbët tuaj një gjethe sherbele të freskët përpara se t’i lani ata. Kjo lloj metode nuk e dëmton smaltin dhe aroma është ajo e duhura. Dhëmbët do t’i keni të bardhë edhe nëse i shpëlani me përzierjen e gjetheve të dafinës dhe lëvores së tharë të portokallit. Hidhni në një enë një sasi të njëjtë të gjetheve të thara, e të bluara të dafinës dhe të lëvoreve të portokallit dhe shtoni pak ujë. Ziejini dhe më pas merrni një pjesë të vogël të lëngu të përfituar dhe mbajeni për të vepruar në gojë për 3-4 minuta. Pas këtij veprimi dhëmbët lajini me pastë dhëmbësh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama