Si ta ndizni Valentinin e shenjte

Si ta

Pikërisht kjo ditë meriton edhe vëmendjen maksimale për të gjithë ata që nuk janë vetëm. Ja disa këshilla të thjeshta për të ndezur dëshirën seksuale në mbrëmje për të bërë që gjithçka të përfundojë në mënyrë perfekte Angjinaret Ashtu si vera janë shumë të mira për femrat nëse meshkujt i konsumojnë ato, sipas një thënie të vjetër franceze. Nuk është surprizë se vendi që ka shpikur shampanjën ka idenë se ky ushqim mund t‘i japë një shije të ëmbël dashurisë. Deri kohët e fundit, ata e kishin traditë që nuseve tu jepeshin angjinare në prag të dasmës, si shenjë pjellorie. Angjinaret konsideroheshin si ushqime afrodiziake që në kohët e vjetra. Ja disa prej tyre: Farat e kungullit, së bashku me arrat dhe bajamet janë shumë të pasura me aminoacide që rrisin ndjeshëm fluksin e gjakut në organet gjenitale, duke i bërë ato të veprojnë si një lloj "Viagre" natyrale. ` Midhjet Mes ushqimeve afrodiziake, midhjet janë pa diskutim më të preferuarat.

Duke ngrënë 6 të tilla, në organizëm formohen 43 miligramë zink, një mineral që luan një rol kryesor në pjekjen seksuale, si dhe në prodhimin e testosteronit, një hormon që rrit dëshirën për të bërë seks, si të meshkujve ashtu edhe të femrave. Veç të tjerash, këto prodhime kanë një sasi të lartë dopamine, një neurotransmetues i rëndësishëm për prodhimin e endofinës, substanca rregullatore e kënaqësisë. Çokollata Përmban phenethylamine në sasi të mëdha, një përbërës ushqimor që rregullon humorin. Ky përbërës kimik është njëkohësisht ai që prodhohet në trurin tonë kur biem në dashuri. Studiuesit shprehen se sasia e endofinës, që prodhohet nga ngrënia e çokollatave, ndikon në rritjen e kënaqësisë seksuale. Aroma e ushqimeve Aroma e këndshme e ushqimeve është një tjetër veti e ushqimeve që i bën meshkujt t‘u shtohet dëshira për seks. Studiuesit kanë matur efektin që aroma e një ushqimi shkakton në rrjedhjen e gjakut në organin gjenital mashkullor dhe panë se ndikimi i saj ishte më i madh ndaj kanellës, vaniljes, kokoshkave dhe luleshtrydheve. Çdo pjatë mund të bëhet erotike nëse shijohet me shumë kënaqësi. Ne të gjithë dëshirojmë, që hormonet tona seksuale të na ndihmojnë të kalojmë thuajse çdo ditë net të këndshme dhe kjo mund të arrihet nëse një pjatë me bazë ushqimesh afrodiziake mund të shijohet në një ambient me pak dritë dhe muzikë të lehtë në sfond. Vera Është një tjetër ushqim që ndikon ndjeshëm në rritjen e dëshirës për të bërë seks. Megjithatë, kujdes nga ekzagjerimet.

Sipas specialistëve, shumë verë redukton impulsin seksual të meshkujve, ndërsa shton dëshirën për seks te femrat, por ul mundësinë për t‘u kënaqur. Ilaçet Kanë kaluar ekzaktësisht 10 vjet që nga hyrja e Viagrës. E meqenëse ishte ilaçi i parë që mund të merrej përmes gojës për të rregulluar problemet me impotencën seksuale, u bë shumë shpejt një nga barnat me suksesin më të madh në historinë botërore të farmaceutikës, duke kaluar në shitje edhe "Prozac"-un antidepresantin, që është edhen një nga ilaçet më të shitura në botë. Suksesi i saj lidhej ngushtë me faktin se ajo tregonte se problemet me seksin ishin më tepër problem i trurit. Kur stresi apo tensione të tjera, mund të ulin dëshirën seksuale të meshkujve, e gjithë kjo lidhet ngushtë me një shkak fizik, kryesisht me bllokimin e enëve të gjakut. "Enët e gjakut në penis janë më të voglat se në të gjithë trupin dhe një çrregullim seksual mund të jetë shenja e parë e fillimit të sëmundjes së arteriosklerozës, që është gjithashtu një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe atakeve", shpjegojnë ekspertët. Çdokush që vuan nga disfunksioni eretil, mund të nisë të bëjë kontrollin për diabetin, obezitetin, tensionin e lartë të gjakut apo kolesterolin në gjak. Pikërisht impotenca mund të shërbejë për të parë praninë e këtyre sëmundjeve në trup.

Ndërkohë, medikamente të tilla si "Viagra" mund të përdoren për të përmirësuar fluksin e gjakut në organet gjenitale e njëkohësisht edhe funksionin eretil. Një në shtatë meshkuj nuk kanë asnjë përmirësim pas pirjes së Viagrës, ndërsa te të tjerët shfaqen efekte anësore. Një tjerët medikament që sapo ka nisur të fitojë terren në treg është edhe "Cialis" ku efekti shihet brenda më pak se 24 orësh. Pas pirjes së kësaj pilule, meshkujt që vuajnë nga disfunksioni eretil (impotenca) mund të bëjnë seks në mbrëmje dhe në mëngjes. Studimet e shumta kanë treguar se pjesa më madhe e meshkujve preferojnë të përdorin "Cilais" në vend të Viagrës, sepse me të arrijë të kenë një ereksion më të mirë. Megjithatë, mjekët këshillojnë që ky lloj ilaçi nuk duhet marrë kurrë pa këshillën e mjekut. Hormonet Testosteroni është hormoni kryesor për kënaqësinë seksuale të dy sekseve dhe gjendet në treg në formën e pilulave dhe tabletave.

Por në shumë vende të botës ato mund të përdoren vetëm nga burrat me moshë mbi të 60-at që vuajnë nga hypogonadism (niveli shumë i ulët i testosteronit). Edhe për femrat testosteroni "ekuivalenti femëror i viagrës" gjendet në pako dhe sprey, por përdorimi i tyre për të rregulluar problemin që femrat kanë me seksin është shumë kontradiktor. Kështu "British Society for Sexual Medicine" nuk e rekomandon testosteronin nga gratë nëse ato nuk kanë probleme me nivelin e ulët të tij në gjak. "Impulsi i ulët seksual i femrave është shumë herë më kompleks se te meshkujt që nuk arrijnë ereksionin", tregojnë ata duke paralajmëruar njëkohësisht daljen e qimeve në fytyrë si një nga efektet anësore më të shpeshta. Sigurisht, një mënyrë jo e mirë kjo nëse doni të keni një look perfekt për Shën Valentinin.

Një tjetër hormon i rëndësishëm është edhe estrogjeni, pasi vetëm bashkërendimi midis estrogjenit dhe testosteronit mund të krijojë balancë me anë të së cilës meshkujt kthehen në burra të vërtetë. Meshkujt kanë 30 piktogram estrogjen në një mililitër gjak, e cila është rreth një e treta e sasisë që prodhohet te trupi i femrave. Pra, prej tij varet pjellshmëria e farës së mashkullit. Përveç kësaj, estrogjeni luan një rol të rëndësishëm edhe në sistemin e qarkullimit në zemër. Ndërkohë që testosteroni stimulon përfytyrimet dhe dëshirën seksuale, hormoni estrogjen të jep fuqi gjatë bërjes së aktit. Meshkujt që kanë një sasi tejet të lartë të estrogjenit kanë në mënyrë të pandërprerë dëshirë për të bërë seks. Terapia e estrogjenit për meshkuj gjendet akoma në fazat e para. Ndërkohë që në treg kanë dalë në shitje tableta estrogjeni. Disa lëndë që janë tepër të afërta me estrogjenin mund të merren në natyrë nga: misri, karotat, mollët, fasulja, soja, rrepa. Konsultimi Medikamentet janë kryesisht përgjigjja e plotë për problemet seksuale, megjithatë gjysma e burrave që nisin Viagrën apo Cialis nuk vazhdojnë t‘i përdorin ato për shumë vite.

Por sipas andrologëve nuk janë vetëm ilaçet ato që mund të zgjidhin problemet në çift. Një rol të rëndësishëm luan edhe konsultimi. Hapi i parë është përballimi i problemit. Sot seksologët dhe njerëz të tjerë ekspertë në këtë fushë mund t‘i ndihmojë njerëzit të shprehen hapur dhe të tregojnë pa druajtje problemet e tyre në krevat. Lidhja trup-mendje Thuhet se truri është ai që ka rolin më të madh në një marrëdhënie seksuale. Nëse ndiheni mirë dhe të qetë shpirtërisht dhe mendërisht, jeni më të prirur për një seks të "shëndoshë" dhe e kundërta. Për shembull ereksioni te meshkujt është i lidhur krejtësisht me gjendjen e tij psikologjike. Te meshkujt, zakonisht dëshira për të bërë seks ulet në rast të një mërzitjeje apo depresioni, ndërse tek gratë kombinimi i mënyrës së jetesës me ndryshimet fizike si për shembull lindja e fëmijëve dhe nisja e një periudhe të re në gjirin e familjes. Por edhe për këtë zgjidhja nuk mungon: shumë ushtime fizike, aspak stres, muzikë dhe një punë e këndshme.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama