Si ndikojne tek formimi i femijeve tekstet skandaloze

Si ndikojne tek formimi i femijeve tekstet 'skandaloze'

Viti i ri shkollor ka nisur me ankesa nga nxënës e prindër për tekstet mësimore. Një sërë tekstesh të klasave të ndryshme të ciklit të parë të studimit 9-vjeçar, kanë brenda tyre një përmbajtje mesazhesh ku qartësisht përcjellin pesimizëm, dhunë, diskriminim gjinor e racor si dhe transmetohen mënyra deformuese sjelljesh.

Nga vetë kjo gjendje skandaloze e pasqyruar kryesisht në rrjetet sociale, jo rastësisht ngrihen pikëpyetje të mëdha për cilësinë dhe kontrollin që i është bërë teksteve shkollore si nga saktësia shkencore por edhe nga aspekti psiko-social.

Ndër shumë paragrafë tekstesh, ajo që bie në sy është:

Beni, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, kishte emigruar në Greqi. Ai kishte pasur probleme me alkoolin që më parë por, pas qëndrimit në Athinë, ai ishte bërë tërësisht i varur nga alkooli. Një mbrëmje ai i kërkoi së shoqesh para të tjera për të blerë pije alkoolike. Ajo refuzoi t’i japë atij dhe ai e qëlloi në kokë. Gruaja u rrëzua dhe humbi jetën në spital. Beni përfundoi në burg, ndërsa fëmijët mbetën jetimë. Për ta kujdesen aktualisht gjyshërit dhe nëna, të cilët e kanë të vështirë tu përçojnë atyre urrejtjen ndaj të atit të tyre.

Në fakt duket më shumë si një deklaratë policie sesa si një tekst i një libri shkollor. Por, realisht, çfarë shkaktojnë tek fëmijët këto shkrime në tekstet e tyre të shkollës?

Në një intervistë me psikologen, Orjola Plaku, ne mësojmë se e gjithë gjendja e kësaj problematike, i kushton drejtpërdrejt brezit të ri, si nga aspekti psikologjik edhe nga ai sociologjik.

Cilat janë reagimet psikologjike të një fëmije ndërsa lexon në librat e tij shkollorë për nxitje urrejtje, shprehje dhe mendime negative?

Reagimet psikologjike tek fëmijët janë të fuqishme duke ndikuar në gjendjen psiko-emocionale të tyre. Mënyra se si fëmija e percepton botën do të ndikojë dukshëm në gjendjen e tij emocionale duke zhvilluar rënie të kënaqësisë nga procesi i të nxënit dhe rënie të theksuar të motivimit. Përpos kësaj, fragmentet me bazë dhune do të ndikojnë duke zhvilluar ankth social.

Si ndikon nga aspekti social kjo gjendje?

Mungesa e cilësisë tek librat shkollorë  tek fëmijët do të zhvillojë pasiguri  tek fëmijët të cilët kanë një temperament të ndjeshëm  ndërsa për fëmijët të cilët janë ekspresiv  do të stimulojnë  agresivitet  me bashkëmoshatarët.

Çfarë marrëdhënie arrin të ndërtojë fëmija me komunitetin që e rrethon në këtë situatë?

Fëmijët mund të deprimohen apo të zhvillojnë izolim të brendshëm  dhe kjo nuk do e favorizojë rritjen e shëndetshme të tyre me komunitetin.

Si duhet prindërit t’ja shpjegojnë fëmijës paragrafin e një libri shkollor me një përmbajtje të tillë?

Prindërit dhe mësuesit janë bashkëpunëtorët  kryesor që ndikojnë në procesin e nxënies. Ata duhet të përdorin ngjyrime emocionale dhe shpërblime të prekshme ose jo. Kur përmbajta ka nota negative në sferën emocionale bazuar në zhvillimin konjitiv që fëmija ka, prindi duhet t'i shpjegojë që këto janë fantazi dhe pa baza reale në jetë. Në këtë mënyrë do t'i zhvillojë mekanizma mbrojtës në mënyrë që mos të turbullohet psikologjikisht dhe emocionalisht fëmija.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama