Si na i spiunojne telefonat?

Si na i spiunojne telefonat?

Një telefon inteligjent në xhep është një mënyrë e mirë për të mësuar vendodhjen e një personi. Sipas Fieke Jansen nga shoqëria Ong Tactical Tech, lokalizimi mund të bëhet me anë të tre antenave ose me pozicionimin global me satelitë ose me anë të rrjeteve wireless.

Por gjithashtu ka edhe informacione personale që ndodhen në telefon dhe që me anë të aplikacioneve të ndryshme, mund të merren nga persona të tjerë. Telefoni dhe aplikacionet që ndodhen në të, gjejnë dhe memorizojnë vendndodhjet tona jo vetëm kur kemi hapur harta apo naviguesit.

Një shembull? Nëse keni një iPhohe, mjafton që të shikoni tek “setings” tek kategoria e vendeve që keni frekuentuar. Telefoni juaj do të ketë shënuar të gjitha vendet që ju keni vizituar ditë për ditë dhe i ka grupuar ato tek më të frekuentuarit. Gjithashtu telefoni mban shënim edhe ato që keni bërë në vendet që keni qenë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama