Si na e shkurton jeten kompjuteri?

Si na e shkurton jeten kompjuteri?

Puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata të shikimit dhe pagjumësi, tregojnë studimet. 

 

Rezultatet e disa studimeve britanike kanë nxjerrë në pah se 6 nga 10 persona të rritur nuk flenë mjaftueshëm si rezultat i punës me paisje elektronike. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë shton rrezikun për obezitet, atak kardiak, diabet dhe kancer. 

 

“Drita e kaltër e atyre pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”, thotë Richard Wiseman, nga Unvierstieti Hertfordshire. 

 

Po ashtu, rrezet blu-violetë janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin dhe dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur nga ekrani. 

 

Ekspertët thonë se drita blu-violetë prish strukturën e gjumit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore. Gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekran, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga smartphone-i.

 

Kërkuesit thonë se këto efekte janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ndërsa ekspertët japin një këshillë shumë të thjeshtë: bëni rregullisht pushime sa herë që punoni me kompjuterin ose pajisjet e tjera elektronike. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama