Si na e ndryshojne trurin telefonat inteligjente

Si na e ndryshojne trurin telefonat inteligjente

Truri ynë përshtatet ndaj teknologjisë së telefonave inteligjentë (smartphone-ve). Ky është përfundimi i shkencëtarëve pas një studimi me 37 vullnetarë.  Ata përdorën elektroencefalografinë (EEG) për të matur aktivitetin e trurit dhe gjetën dallime mes përdoruesve të telefonave inteligjentë dhe njerëzve që përdorin telefona celularë “konvencionalë”.

Sipas tyre, përdoruesit e telefonave inteligjentë kishin gishta më të përshtatur, sipas leximeve të EEG-së. Po ashtu, ata kishin aktivitet më të lartë të trurit në përgjigje të prekjes mekanike me gishtin e madh, të mesëm dhe tregues. Kjo lidhej me faktin sesa shpesh ata i përdorin ekranet me prekje – sa më shpesh, aq më e madhe përgjigja.

Kërkimi i publikuar në revistën “Biologjia Aktuale” i jep kuptim modulimit të trurit nga eksperiencat. P.sh., te violinistët, zona e trurit që lidhet me gishtat që luajnë instrumentin, është më e madhe sesa joinstrumentistët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama