Si mund ti kontrollojme endrrat tona?

Si mund t'i kontrollojme endrrat tona?

Në filmin “Inception” të vitit 2010, lajmi i keq është se ti e kupton se po ëndërron. Kur personazhi i Leonardo DiCaprio-s i tregon Ellen Page se biseda e tyre në kafene nuk është vërtet duke ndodhur, shikuesi e kupton se Page tmerrohet, kafja e saj fillon të derdhet dhe gjithçka rreth tyre shpërthen. Por, në jetën reale, “ëndërrimi i kulluar”, ose të kuptuarit se je në një ëndërr, është një gjendje me vlerë. Në një studim, shkencëtarët mund të kenë zbuluar saktësisht sesi ta bëjnë këtë të mundur.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Nature Neuroscience” këtë fundjavë dhe ato janë vërtet mahnitëse. Njëzetë e shtatë vullnetarë të rritur dhe të shëndetshëm, kaluan disa netë në gjumë në një laborator në Gjermani, ku ata hynë në gjendjen REM të gjumit (që i referohet gjendjes së karakterizuar nga lëvizja e shpejtë e syve). Rreth dy minuta pas kalimit në këtë gjendje, kërkuesit aplikuan një rrymë elektrike të lehtë për 30 sekonda në lobet frontale të pacientëve. Të tjerët nuk morën rrymë.

Rezultati ishte i qartë: Subjektet që morën rrymë elektrike raportuan 77% të ëndrrave të tyre. Ndërkohë, “ëndërrimi i kthjellët” nuk u raportua nga asnjëri prej subjekteve që morën zero elektricitet. Asnjëri prej vullnetarëve nuk i kishte parë të njëjtat ëndrra më parë, ndaj rezultatet e vetëraportuara ishin të besueshme. Po ashtu, asnjëri prej tyre nuk ishte në dijeni të stimulimit me rrymë dhe rryma elektrike nuk ishte aq e fortë sa t’i zgjonte ata.

Pse është me kaq rëndësi ky rezultat? “Vox” raporton se këto gjetje përbëjnë një “kontribut madhor në kërkimet për vetëdijen”. Ato mund të përbëjnë rrugë të mundshme për të trajtuar problemet e shëndetit mendor, si për shembull, makthet e përsëritura, që shoqërojnë Çrregullimin e Stresit Post-traumatik. Mirëpo, kjo metodë është ende në fazat e hershme.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama