Si kthehet celulari juaj inteligjent ne nje pergjues

Si kthehet celulari juaj inteligjent ne nje pergjues

Telefoni tuaj Android mund të kthehet në një mikrofon pa lejen ose dijeninë tuaj. Gjithçka që nevojitet janë girot në telefon, që masin orientimin. Kërkuesit e Universitetit Stanford kanë treguar sesi t’i lidhin ato për të kapur valë tingujsh, shkruan "RT".

Ata kanë krijuar një aplikacion Android të quajtur “Gyrophone”, i cili tregon sesa e lehtë është që pjatat vibruese me presion, të përdorura nga giroskopi, të kapin lëkundjet e tingullit në frekuenca që variojnë nga 80-250 Hz (frekuencat bazë të zërit njerëzor). Po ashtu, ata ofrojnë një link të një faqeje në rrjet, e cila mund të hapet nga telefoni celular për të treguar efikasitetin e metodës.

Të dhënat nuk janë të regjistruara gjetiu, edhe pse mund të ruhen si një fajl, nëse përdoruesi do. Ky truk funksionon vetëm për pajisjet Android, edhe pse kërkuesit thonë se është çështje kohe derisa teknologjia ta mundësojë këtë në iPhone. Ky zbulim është një kapitull tjetër në sagën e skandaleve të survejimit të komunikimit me mjete aq të thjeshta sa një mikrofon smarphone-i, i cili komandohet në distancë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama