Si ka lindur miti i plakut te Vitit te Ri

Si ka lindur miti i plakut te Vitit te Ri

Miti i babagjyshit të Vitit të ri (apo Santa Claus siç njihet në disa kultura) vjen nga legjenda e Shën Nikollës, një peshkop bizantin i cili jetoi në shekullin e katërt: sipas traditës, Shën Nikolla u dhuroi një prikë tri vajzave të varfra në mënyrë që ato të mund të martoheshin në vend që të bëheshin prostituta. Në mesjetë u përhap edhe në Europë tradita e përkujtimit të këtij episodi me shkëmbimin e dhuratave në ditën e shenjtorit (6 dhjetor).

Në vendet protestante, Shën Nikolla e humbi pamjen e peshkopit katolik, por ruajti rolin identifikues të bamirësit duke marrë emra të ndryshëm në varësi të kulturave. Festimet lidhur me përkujtimin e tij nisën të zhvendosen dhe të lidhen me festën më të rëndësishme të dhjetorit, Krishtlindjet. Më pas imazhi i plakut me një mjekër të bardhë dhe një thes plot me dhurata, ka lindur në Amerikë nga pena e Clement C. Moore, në vitin 1822 dhe në vitet 50’ pushtoi gjithë Europën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama