Si i zhvat shteti turistet e huaj paguajne dyfish bileten ne Butrint

Si i zhvat shteti turistet e huaj, paguajne dyfish bileten ne Butrint

Eshtë në kufijtë e absurdit vendimi që ka nxjerrë Zyra e Administrimit të Butrintit që drejtohet nga Gjergji Mano. Siç dëshmohet në këtë shkresë vendosur në hyrje të qendrës historike dhe turistike bileta e një vizitori të huaj është 700 lekë, ndërsa për vendasit 300 lekë, ndërsa për veteranët e luftës 150 lekë.

Shqetësimin e ka ngritur edhe deputeti demokrat, Gent Strazimiri i cili është përballur me habinë e të huajve kur ka vizituar Butrintin.

Ja çfarë shkruan Strazimiri me ironi në rrjetet sociale.

Si i shpjegohet nje austriaku qe vjen te shohe Shqiperine per turizem, qe per te hyre ne parkun e Butrintit, duhet te paguaje mbi 2 here me shume se nje shqiptar I thjeshte, dhe mbi 5 here me shume se nje shqipetar “I perbere” ose e thene ndryshe “veteran”…?!

Ti perpiqesh t’i shpjegosh qe kete pune e di me mire Kryeministri se ay merr vesh nga keto punet e ekspozitave, muzeve e gjerave si keto…po do ti qe te kthehet austriaku e ta pellcet mu ne balle kur te thote “tek ne jane pergjithesisht falas, por edhe nese ka ndoonje tarife a bilete, eshte njesoj per te gjithe..”!

Me demek nuk te sheh njeri pasaporten, madje edhe sikur te kesh fytyre kafshe e te mbash ere se ke 3 vjet pa lare…njesoj paguake…si austriaku qe lahet cdo dite si te ishte Borebardha…


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama