Si e goditi deputeti turk me shpulle Ismail Qemalin ne parlament

Si e goditi deputeti turk me shpulle Ismail Qemalin ne parlament

Në disa letra të botuara së fundmi nga Eugjen Merlika nga arkiva e familjes së Mustafa Krujës del në dritë edhe një ngjarje e ndodhur në Parlamentin Turk ku protagonist ishte Ismail Qemali.

 

Në letrat e botuara thuhet se një deputet turk ka goditur me shpullë Ismail Beun.

 

Një prej deputetëve turq po mbante një ligjëratë dhe në atë moment Qemali e ndërpreu pasi kishte diçka për të thënë.

 

Në atë moment një deputet i quajtur Dervish Beu u çua dhe goditi me shpullë Ismail Qemalin dhe përveç goditjes ai mori shumë fyerje të tjera nga deputetë turq.

 

Ngjarja u mbulua dhe turqit u përpoqën të mos ta nxirrnin në shtyp, por lajmi për ngjarjen u raportua nga disa shqiptarë që i dërgonin letra Mustafa Krujës.

 

Sinan Përmeti dhe Xhemal Belegu i shkruajnë Krujës duke thënë se janë shumë të acaruar për atë që i ndodhi “Plakut të Urtë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama