Si duhet ti thuash partnerit/es qe duhet te dobesohet

Si duhet t'i thuash partnerit/es qe duhet te dobesohet

Të flasësh për peshën nuk është asnjëherë e thjeshtë dhe për më tepër kur jeton çift, sepse kjo gjë bëhet edhe më e vështirë. Nuk ka rëndësi ajo që bëhet apo që thuhet, është partneri apo partnerja juaj ai/ajo që duhet të marrë vendimin për të filluar një dietë. Ju gjithmonë duhet të përdorni ndjeshmërinë e dashurinë dhe mbi të gjitha, të respektoni zgjedhjen e tjetrit. Nëse sheh që ka marrë një “rrugë të keqe” do që ta ndihmosh, por ajo çështja e peshës qëndron një temë shumë delikate për t’u përballuar, madje edhe në nivelin psikologjik. Pra si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet? Ja disa këshilla:

Mos u mbështet te turpi

Të mbështetesh te turpi i aspektit tënd fizik mund të ketë një impakt pozitiv të shpejtë, por me kalimin e kohës nuk mund të japë efektet e shpresuara. Ekspertët sigurojnë se kjo lloj ndjenje nuk krijon kurrë kushtet për një ndryshim të vërtetë, të qëndrueshëm për një kohë të gjatë.

Mos u sforco për ta bindur

Është e kotë të “gërricni plagën” dhe të këmbëngulni që ai/ajo të fillojë dietën. Nëse nuk do t’ia dijë për paraqitjen atëherë lëreni fare. Është një problem shumë personal dhe intim, që përfshinë sferën psikologjike. Mos u ndieni të tradhtuar, nëse nuk do të flasë me ju.

Mos u fokusoni te pesha dhe ushqimi

Sigurisht bëhet fjalë që të hahet më pak për të humbur disa kile, por mos i përqendroni vëzhgimet tuaja vetëm tek ushqimi dhe peshorja. Tjetri mund të kalojë në “mbrojtje” dhe të krijojë një barrierë. Mos insistoni t’i thoni “po vazhdon të shëndoshesh”. Në vend të kësaj ju duhet ta mbështesni atë në betejën për mbrojtjen e shëndetit dhe të cilësisë së jetës së tij/saj.

Mos jepni shumë këshilla

Me atë dietë, të doktorit, ju jeni kthyer në formë shumë të mirë. Por nuk duhet të përgatisni një seri këshillash se si të dobësohet, si të hajë për të arritur qëllimin. Individi në fjalë do të dijë si ta bëjnë këtë, pa u ngacmuar.

Mos e komentoni atë që po bën

Mos gjykoni dhe mos komentoni sjelljet e tij/saj gjatë kohës së dietës dhe ushtrimeve fizike. Në sytë e tij/saj thjesht do të jesh një lloj qeni roje, një kontrollor. Lëreni të bëjë ç’të dojë dhe nëse e shihni në vështirësi, këshillojeni të shkojë tek ekspertët e fushës që mund ta ndihmojnë në mënyrë profesionale.

Përdorni dashurinë dhe respektin

Kujtoni gjithmonë që një dietë kërkon sakrifica, forcë, vullnet dhe përkushtim të madh fizik dhe psikologjik. Për këtë qëndroni krah për krah me partnerin/en tuaj në rrugën që ka nisur dhe këtë bëjeni me dashuri të madhe dhe me respekt të thellë. Madje edhe kur bën ndonjë gabim, jini të ndjeshëm dhe të kujdesshëm.

Jini të ndjeshëm

Provoni të mendoni për një pjesë tuajën për të cilën jeni veçanërisht të ndjeshëm. Si do të donit që dikush të afrohej në atë argument, për ju delikat dhe të dhimbshëm? Mendohuni të viheni në vendin e tjetrit dhe të silleni ashtu siç do të donit të silleshin me ju.

Ndihmojeni në praktikë

Në vend që të keni momente tensioni mbi atë që duhet apo nuk duhet të hajë, filloni të gatuani pasta të shëndetshme dhe të mbani larg shtëpisë ushqimin jo të mirë. Konsumoni fruta dhe perime të freskëta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama