Si deshtoi Marrezia e fundit e Rames. Sot ka 3-fish pika bastesh me shume

Si deshtoi 'Marrezia e fundit' e Rames. Sot ka 3-fish pika bastesh me shume

E mbani mend operacionin “Marrëzia e fundit”? Ishte 14 tetori 2013 dhe në pak orë qindra policë u hodhën në sulmin e kazinove elektronike dhe pikave të basteve pa licencë. Më në fund qeveria dukej e vendosur të shtrëngonte shumëfishimin e lokaleve në të cilat digjen kursimet e shumë familjeve shqiptare.

Për të dekurajuar lojrat elektronike dhe bastet u hodh edhe propozimi për të transferuar në periferi të gjitha ato pak lokale lojrash elektronike dhe bastesh që pas procesit të legalizimit do të mbijetonin pas pastrimit nga xhungla e informalitetit.

Po si është situata sot dy vjet pas aksionit? “Shqiptarja.com” ka investiguar duke zbuluar se tregu i lojrave elektronike ka mbetur i njëjtë, ndërsa ai basteve sportive është rritur tre herë më shumë. Çudia është se numri i shoqërive që veprojnë në këtë treg është ulur, duke kaluar nga 56 shoqëri në 2013, në 26 aktive sot.

Por numri i lokaleve është rritur në mënyrë mbresëlënëse. Nëse në 2013 lokalet ku mund të hidheshin baste ishin 1271, sot janë hapur 3464, pra tre herë më shumë të gjithë të kontrolluar vetëm nga 5 shoqëri

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama