Ismail Morina do të ekstradohet në Serbi. Është ky vendimi i dhënë nga Gjykata Supreme e Kroacisë, e cila ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të Morinës për të mos u dorëzuar tek autoritetet e Serbisë. Edhe pse vendimin e fundit për këtë çështje pritet ta japë ministri kroat i Drejtësisë, ka shumë pak gjasa që të ndodhë e kundërta.
Në vendimin e gjykatës, nuk u konstatua asnjë bazë për të pranuar kërkesën e “Ballistit”, I cili akuzohet për disa vepra penale si autor i ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri.