Shuhet ne moshen 79-vjecare violinisti Hysen Badivuku

Shuhet ne moshen 79-vjecare violinisti Hysen Badivuku

Dikur violinist i Orkestrës Popullore të Radiotelevizionit të Prishtinës, e pasluftës violinist dhe arkivist në Filarmoninë e Kosovës, Hysen Badivuku, kujtohet si njëri ndër kolegët më të mirë në rrethet ku ka punuar. Pasditen e së mërkurës, Badivukut i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës. Ai ishte 79 vjeç.

Në një ceremoni të thjeshtë së cilës nuk i ka paraprirë ndonjë takim përkujtimor, artisti që luante në violinën e dytë të Orkestrës Popullore të RTP-së, është kujtuar nga kolegët si njëri prej personaliteteve të shquara të muzikës kosovare. Badivuku qysh prej fillimit të viteve ‘60 e deri në fillim të viteve ’90, kur regjimi serb mbylli institucionet, ishte pjesë e Orkestrës Popullore të RTP-së. Për gati një dekadë pasluftës ishte angazhuar në Filarmoninë e Kosovës ku kishte rol të dyfishtë: violinist dhe mbajtës i arkivit, shkruan sot Koha Ditore.

Për tri dekada ai ishte koleg i Orkestrës me flautistin, Shaqir Hoti. Interpretuesi që prodhon dhe luan në instrumente frymore ka thënë se Badivuku ishte pjesë e Orkestrës me vendim të përhershëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama