Shuhet legjenda e literatures filmike

Shuhet legjenda e literaturës filmike
Vdekja e të madhit Mingela është konfirmuar dje nga agjenti i tij Judi Dish (Judy Daish) dhe asnjë detaj tjetër nuk është arritur të zbulohet më shumë deri më tani, duke përfshirë këtu edhe arsyen definitive të vdekjes së tij. Filmi më i njohur "The English Patient", i cili është realizuar në vitin 1996, i cili trajtonte pothuajse me shumë hollësi çështje të Luftës së Dytë Botërore. Në thellësi të subjektit të këtij filmi trajtohet drama e kësaj kohe dhe realizimi i tij ka mundur të korrë suksese të njëpasnjëshme. Nëntë çmime të merituara të Akademisë së Oskarëve, dhe i dalluar si filmi me drejtuesin më të mirë të atij viti, piktura më e mirë, dhe aktorja më e mirë e po këtij filmi e përfaqësuar nga Zhuliet Binok (Juliette Binoche). Ky film ka qenë bazuar në novelën e shkrimtarit kanadez Mikel Ondatje (Michael Ondatje), ku fabula që pikasej në këtë vepër, ishte gjithçka që paraqitej në filmin e sipërpërmendur. Tregoheshin tragjedi nga më të ndryshmet e të padëgjueshme, vdekjet masive, torturat e një popullsie të gjerë si djegia e trupave të tyre apo edhe humbja e fizikut të shumë prej njerëzve të shteteve të ndryshme botërore të përfshira gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që Mingela ka qenë edhe një prej të nominuarve për çmimin “Oscar” për skenarin më të mirë të këtij filmi, ashtu edhe për skenarin e filmit "The Talented Mr. Ripley". “Mali i ftohtë”, i cili është publikuar në vitin 2003 është bazuar në një tjetër novelë. Bëhet fjalë për novelën e Luftës Civile në Shtetet e Bashkuara të shkruar nga Charlis Frazier, (Charles Frazier's). Me anë të këtij prodhimi i të ndjerit Mingela, doli si një prej filmave të fituar i ndarë me çmimin “Oscar” nëpërmjet Rene Xelleger, (Rene Zellweger) si aktorja më e mirë. Ndërsa në vitin 1999 filmi "The Talented Mr. Ripley" ku si protagonist kryesor kishte performuar aktori i njohur hollivudian Mat Demon (Matt Damon), i cili kishte rolin e një personi që ngjet shkallët sociale nëpërmjet vrasjeve. Subjekti i trajtuar në këtë film është bazuar nga novela e Patrika Hajsmith, (Patricia Highsmith). Përmes tij, emri i tij arriti të klasifikohet si fituesi i pesë çmimeve “Oscar”. Kohët e fundit Mingela ka qenë në një xhirim filmi në Botdwana për të konfirmuar dhe pranuar novelën e “Alexander Mçall Smith”, (Aleksandër Mekol Smith) në produksionet e tij “The No. 1 Ladies' Detective Agency”, (Femra e parë si agjente sekrete). Ky aksion i përbashkët është ilustruar në një kanal televiziv të Britanisë.

Të tjerët për Antoni Mingela

Producenti David Putnam, (David Puttnam) shprehet se Mingela ka qenë një person mjaft i veçantë. “Ai nuk ka qenë vetëm një shkrimtar i thjeshtë, ose një drejtor shkrimtarësh, por më shumë se kaq. Mingela ka qenë një person i mirënjohur dhe tepër i dashur për sa u përket produksioneve të tij.

Xhef Ramsej (Jeff Ramsay), sekretari i zyrës së marrëdhënieve me shtypin të Presidentit Festus Moga (Festus Mogae) e ka deklaruar këtë informacion si një humbje të madhe duke u shprehur: “Vdekja e Mingelas përbën një goditje të madhe për ne dhe një humbje e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë”.

Mingela ka shpalosur një tjetër talent edhe në opera. Në vitin 2005 ka qenë një drejtues i një prej shfaqjeve më madhështore të “Madam Baterflaj” (Madama Butterfly) nga Puçini, e cila ka rezultuar si një prej operave më të famshme kombëtare në Londër. Kjo ka qenë performanca e tij e parë dhe ndër më të suksesshmet. Ndërkohë që në vitet e mëvonshme ai e vazhdoi më tej karrierën e tij në opera edhe në Nju Jork me operën metropolitane. Ai është i dyti ndër pesë fëmijët e tjerë në familjen e tij dhe ka qenë një emigrant nga Italia e Jugut. Ai ka qenë një ndër producentët më të njohur ndërkombëtarë, duke publikuar filma me subjekte mistike dhe ngjarje pafund tragjike dhe reale njëkohësisht. Një gjë e tillë është evidentuar edhe nga një citim i tij gjatë një fjalimi kur ai kishte prezantuar një prej filmave të tij të shumtë. “Ne jemi përpjekur t’iu “shkundim” dhe t’iu trillojmë sado pak me përmbajtjen e këtyre produksioneve, do të gjeni gjithçka që kërkoni nga një film dhe që të jetë më e mira për ju”, - është shprehur Mingela. Duke shtuar më pas me “keqardhje” se gjatë konsumimit të tyre do të mundoheni dhe do të gërmoni në vetvete për të zbuluar gjëegjëzat që trajtohen në të, misteri do të vazhdojë deri në fund të tyre.
 
SUELA FURRIKU  : Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama