Shteti i mrekullive ne Norvegji te gjithe banoret jane milionere

Shteti i mrekullive, ne Norvegji, te gjithe banoret jane milionere

Çdo banor në Norvegji të mërkurën teorikisht u bë milioner, fal rritjes së vlerës së fondeve shtetërore dhe në saje të rritjes së çmimeve të burimeve të energjisë në tregun botëror. Fondi Global Pensional i qeverisë është themeluar në vitin 1990 dhe që atëherë është pronare e seksioneve të ndryshme, përkatësisht rreth një për qind të vlerës së të gjitha aksioneve në botë! Ajo drejtohet nga Banka Qendrore. Pos që aty janë ndarë tepricat e fitimeve shtetërore nga nafta dhe gazi, është investuar edhe në pasuri të patundshme - nga Londra e deri në Boston, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

 

Kjo është hera e parë që Fondi ka tejkaluar vlerën e 5.1 bilionë krunave, që i bie 605.8 miliardë euro. Meqë sipas regjistrimit të fundit ky vend i begatë ka pak më shumë se pesë milionë banorë, secilit prej tyre u takojnë mbi një milion kruna (afro 119 mijë euro). Por, kjo nuk do të thotë se këto para do të shkojnë tek secili banor, por se do të ruhen “për ditë të zeza”! "Fondi paraqet një sukses në kuptimin se Parlamenti ka arritur të kursejë këto para për të ardhmen. Ka shembuj të shumtë të shteteve që kanë dështuar në këtë”, ka thënë ekonomisti kryesor në DNB Markets, bankës kryesore norvegjeze të investimeve. Qeveria, megjithatë, guxon të shpenzojnë çdo vit vetëm rreth katër për qind të parave të fondit, që është më pak se të ardhurat vjetore.

 

Mrekullitë e tilla janë rrallë të mundshme kudo në botë. Për shkak të pasurisë me naftë, qeveria është në gjendje të sigurojë mbështetje dhe përkrahje për investimet që janë vështirë të imagjinueshme - kudo tjetër në botë. Për shembull, fermerët marrin subvencione për ngrohje të hambarëve në Arktik. Gjithashtu, një nga pesë norvegjezët e aftë për punë mund vendos të marrë ndihmë sociale në vend se të punojë. Por, mos të harrojmë: shkalla zyrtare e papunësisë në Norvegji është 3.3 për qind.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama