Greqia nuk kryeson listën e vendeve me borxhin më të madh në botë, madje ajo nuk është fare pjesë e 10 vendeve të parë të kësaj liste. Në fakt Greqia renditet në vendin e 27 në botë, me një borxh të përgjithshëm prej 360 miliardë dollarësh.
Kriza greke dhe pamundësia e saj për t’i shlyer borxhin ndërkombëtarëve, ishin dy temat kryesore në mediat botërore.
Në Greqi këtë fundjavë u mbajt referendumi nëse duhen pranuar reformat e propozuara nga BE-ja dhe FMN-ja, ku mbi 60 për qind votuan “Jo”.
Problemi i grek krizës së borxhit filloi të jetë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes, kur në janar u zgjodh kryeministër Aleksis Tsipras. Me të marrë drejtimin e qeverisë, Tsipras filloi një retorikë të ashpër, duke thënë se popullit grek nuk duhet t’i bëhet shantazh nga kreditorët. Ndërkohë, huadhënësit ndërkombëtarë kanë ushtruar presion të vazhdueshëm te Greqia.
Lista e borxhlinjve më të mëdhenj në botë:
Vendin e parë e zë vendi më i fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas të dhënave të fundit, borxhi i tyre arrin në rreth 18.5 trilionë dollarë, që do të thotë se borxhi i tyre për banor është 58.437 dollarë.
Në vendin e dytë është Mbretëria e Bashkuar, me një borxh prej 9.5 trilionë dollarë. E treta Franca me 5.7 trilionë, e pasuar nga Gjermania me 5.5 trilionë dollarë amerikan.
Borxhet e vende të tjera të top 10-shes:
Luksemburg – 3.4 trilionë dollarë
Kina – 3 trilionë
Japonia – 2.8 trilionë
Itali – 2.6 trilionë
Irlandë – 2.6 trilionë
Holanda – 2.5 trilionë
Duhet theksuar se, pavarësisht faktit që Greqia ka një borxh shumëfish më të vogël se sa vendet e listës së 10-shes, kjo nuk do të thotë se ajo ndodhet në situatë më të mirë se sa ato, pasi shuma e borxhit lidhet me Prodhimin e Brendshëm Bruto.