Shtetet ku pihet me shume por nuk dehesh lehte

Shtetet ku pihet me shume, por nuk dehesh lehte

Irlanda njihet si shtet pijedashës, madje ka edhe nivelin më të lartë të personave që rrezikohen nga kjo varësi. Por megjithatë, ai është vendi ku njerëzve u duhet më shumë alkool që të dehen, se në çdo vend tjetër.

Sipas “The Independence”, britanikët gjithashtu kanë një tolerancë të madhe ndaj pijes dhe duhet të pinë më shumë se gjermanët, francezët, apo dhe amerikanët, që “të ndjejnë efektet”, të ndihen “të lumtur”, apo të dehen më shumë se sa duan.

Gazeta citon një raport të ‘Global Drug Survey’, ku renditen edhe Brazili, Holanda, dhe Zelanda e Re. Ndërsa zviceranët, austriakët dhe gjermanët janë “më të dobët” në këtë pikë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama