Katër ditë para ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, në rrjetet sociale janë postuar disa foto të shtëpisë së tij të lindjes.
Në vend që të ishte një shtëpi muze, gjendja e saj është e mjerueshme, sidomos në pjesën e brendshme. Dhomat e shtëpisë shërbejnë si magazina për kallamishtet e misrit.
Përvec bustit të Fishtës që qëndron jashtë, kjo shtëpi s’ka asgjë tjetër që të të kujtojë se këtu ka lindur poeti dhe rilindasi i shquar shqiptar.
Në një gjendje të keqe ishte edhe shtëpia e lindjes së vëllezërve Frashëri në Përmet. Pak kohë më parë në rrjetet sociale ishin postuar foto, që tregonin gjendjen e saj të keqe.
Ndërsa në shtëpinë e Fishtës magazinohet misër, në shtëpinë e vëllezërve Frashëri thahej kanabis sativa.