Shtepia e Bardhe zemerohet me selfie-n e presidentit Obama

Shtepia e Bardhe zemerohet me 'selfie-n' e presidentit Obama

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar kompaninë "Samsung" për promovim të një fotoje “selfie” me presidentin amerikan Barack Obama. Fotoja e realizuar nga një lojtar bejsbolli, David Ortiz, u bë me një telefon Samsung këtë javë dhe u postua nga kompania e prodhimit të telefonave në Twitter.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se imazhi i presidentit nuk duhet përdorur për qëllime komerciale.

“Mund t’ju them se si rregull, Shtëpia e  Bardhë kundërshton përpjekjet për ta përdorur preferencën për presidentin për qëllime komerciale”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesit e Samsung-ut nuk kanë bërë asnjë koment për këtë çështje. Lojtari i bejzbollit ka mohuar të ketë marrë para nga Samsung-u për këtë foto. Mirëpo ka raportime se e gjitha ishte e programuar nga Samsung-u, siç ndodhi me rastin e ndarjes së çmimeve Oscar, ku “selfie” e Ellen DeGeneres theu rekord. Ortiz tha për “Boston Globe” se kishte më tepër se 40 mijë shpërndarje të fotos në Twitter.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama