Shtate fantazmat qe terrorizuan Parisin

Shtate fantazmat qe terrorizuan Parisin

Njerëzit që Terrorizuan Parisin para më shumë se 24 orësh, Ishin kontigjent i policisë

dhe shërbimeve sekrete prej vitesh. Njëri nga kamikazët kishte një pasaportë me emrin e një siriani që kishte ardhur nga Greqia para një muaji. Por më pas pasaporta doli se ishte false. Sipas disa dyshimeve ajo është prodhuar në Serbi ku kalojnë dhe regjistrohen një numër i madh refugjatësh.

Një pasaportë siriane, një emër. Ahmad Almohammad. Historia e një nate lufte, e zezë si silueta e komandos vrasëse të ISIS­it, e zezë si makinat, një seat dhe një volkswagen–polo, nga ku komandoja ishte ndarë

dhe udhëtonte, fillon pikërisht nga dokumenti i identitetit.

Ahmad Almohammad, quhet. Qytetar sirian i lindur më 10 shtator të vitit 1990. Një vizë si refugjat politik e lëshuar nga Ministria e Brendshme greke 3 tetorin e shkuar në qendrën e ishullit Leros. Një profil në Facebook në gjuhën arabe me vetëm një identitet, por pa foto dhe poste të shkruara. Një shenjë misterioze X në arkivat e të gjithë shërbimeve sekrete të Europës.

Një i ri 25 vjeç pa asnjë të dhënë për të kaluarën e tij. Një fantazëm e braktisur në ishullin Leros atë 3 tetor, dhe ridel natën e tmerrit në Paris vetëm 40 ditë më pas. Ndoshta duke udhëtuar nga Italia, ndoshta nga Belgjika.

Natën e së premtes, pasaporta e Ahmad Almohammad është gjëja më e rëndësishme që policia franceze arrin të mbledhë nga ajo që ka mbetur nga ish­trupi i një burri të hedhur në erë me rrypin bombë që vishte në trup pranë kangjellave të Stade de France.

Kjo pasaportë është e rëndësishme pasi Ahmad është një nga 7 “vëllezërit” e të ashtuquajturit Kalifat i shpallur nga ISIS.

Dhe një nga kamikazët është shtrënguar edhe me Tatp (sasi e madhe me açeton të përqendruar) dhe bullona që pasi shpërthejnë vrasin, siç bënë njëkohësisht në Saint Denis e në rrugën 10 si dhe atë 11.

Një përzierje eksplozivi të përbërë nga kristal pluhuri të bardhë pa aromë dhe ekstremisht instabël pra gati për t’u shpërbërë.

I ndjeshëm nga çdo ndikim i jashtëm dhe mund të ndizet shumë shpejt pa hequr akoma plotësisht siguresën.

Me Ahmad, në Stade de France, janë edhe 2 veta në një grup. Dhe si ai ata janë hedhur në erë në orën 21.30 (përballë kangjellave të hyrjes H) dhe në 21.53 (në kioskat pranë stadiumit).

Njëri prej tyre ka pasaportë egjiptiane.

Më në jug, dy makina me të njëjtat skuadra në bord përmbyllin punën.

Siç ka rindërtuar ngjarjet Prokurori i Përgjithshëm i Parisit, Francois Molins, “në 21.30, në ‘Rue Fontaine au Roi’, nga një makinë seat me ngjyrë të zezë gjuhen me breshëri plumba të kalibrit 7,62 drejt lokalit Bonne Biére. Ndërkohë, në 21.38, në ‘Rue de Charonne’, gjuhen 100 plumba të tjera të kalibrit 7,62, duke qëlluar gjithë klientelën e Café Belle Equipe, sërish të nxjerrë nga një automatic AK­47­kallashnikov që mbanin njerëzit në bordin e një seat të zi (e njëjta). Nga një makinë tjetër, një volkswagen­polo i zi, në orën 21.49 zbresin 3 persona, që hynë në teatrin Bataclan.

Vdesin të gjithë, por jo para se të largojnë nga kjo jetë 86 njerëz të pafajshëm.

Ndërkaq, kamikazi i katërt, në bulevardin Voltaire, shpërthen sasinë e eksplozivit që mbante në trup të mbushur me bullona e cila ishte përdorur edhe në Stade de France.

Më pas mësohet se pasaporta siriane e mbajtur nga kamikazi i stadiumit ishte e falsifikuar, pa numra korrektë dhe sipas të gjitha gjasave e prodhuar në Serbi. E ka bërë të ditur televizioni amerikan CBS duke cituar burime nga shërbimet sekrete të SHBA­së.

Policia arreston familjarët e njërit prej kamikazwve, në total 6 anëtarë të familjes. Bëhet fjalë për kamikazin e teatrit Bataclan, 29­vjeçarin Omar Ismail Mostefai.

Ishte në regjistrat e policisë prej kohësh për krime ordinere. Mostefai u identifikua nga shenjat e gishtërinjve, që u arrit të merrej vetëm nga një copëz e vogël e mbetur në trupin e tij pasi ka shpërthyer. I lindur më 21 nëntor1985 në periferin e varfër të Parisit, Courcouronnes, Mostefai është dënuar për 8 krime jo shumë të rënda nga 2004 dhe 2010 por nuk ka kaluar asnjë ditë në qeli.

Ishte skeduar si ekstremist por nuk ishte monitoruar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama