Shtate Pesoa ne kerkim te autorit

Shtatë Pesoa në kërkim të autorit
Pavarësisht kësaj, falë veprës së tij si intelektual, si kritik, si themelues avanguardiesh dhe revistash letrare, Fernando Pessoa mbetej në kujtesën e portugezëve nga viti 1913 deri më 1935 si themelues i shkollës së një rilindjeje të tretë të vendit të tij, në qoftë se konsiderojmë si rilindje të parë atë që i përkiste shekullit të XIV-të me Mbretin Dionigi dhe ë dytë atë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë në epokën e pushtimeve koloniale.

Në vitin 1982 arrinte në raftet e librarive të Lisbonës një libër i çuditshëm, i titulluar “Livro do Desassossego por Bernardo Soares”. Çudia e parë e vëllimit ishte forma: Nuk bëhej fjalë as për roman, as për ese, ishte një lloj ditari, ditari i një jete të trazuar. Çudia e dytë ishte emri i autorit, Bernardo Soares, një njeri në të njëjtën kohë tashmë i vdekur, shumë i famshëm dhe asnjëherë i ekzistuar: Bëhej fjalë për një eteronimeve të shumtë, të cilin kish përdorur në gjalljen e tij Fernando Pessoa.

Poeti portugez kish ndërruar jetë më 30 nëntor 1935 në moshën 47-vjeçare. Në gjallje kish botuar në vëllim një poemë në portugalisht që nuk i arrinte të 100 faqet (dhe kjo shkurtësi e pengoi që të fitonte çmimin letrar “Antero de Quental”, ku arriti i dyti), dhe tri përmbledhje të shkurtra poezish në anglisht. Ndërhyrje të ndryshme kritike dhe filozofike të tij, të tijtë apo të alter egove të shumtë të tij, qenë botuar në disa revista moderniste: “A Águia”, “Orpheu”, “Portugal Futurista”, “Presencia” dhe ndonjë tjetër me rëndësi më të pakët. Pjesa tjetër e veprës së tij, që kompleksivisht numëron rreth 27 mijë dokumente, ishte e mbyllur në një baule të madhe në një shtëpi të Lisbonës, e kataloguar në fashikuj dorëshkrimesh të lidhura me spango dhe të nënshkruara nga firma të ndryshme.

Pavarësisht kësaj, falë veprës së tij si intelektual, si kritik, si themelues avanguardiesh dhe revistash letrare, Fernando Pessoa mbetej në kujtesën e portugezëve nga viti 1913 deri më 1935 si themelues i shkollës së një rilindjeje të tretë të vendit të tij, në qoftë se konsiderojmë si rilindje të parë atë që i përkiste shekullit të XIV-të me Mbretin Dionigi dhe të dytë atë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, në epokën e pushtimeve koloniale. Një botim i parë, për sa i kufizuar, i veprës së shkrimtarit u bë nën kujdesin e Luís de Montalvor dhe João Simões nga 1942 deri më 1946, për shtëpinë botuese Ática të Lisbonës; një edicion i dytë u botua në vitin 1960 në Brazil pranë shtëpisë botuese Aguilar, por vetëm në vitin 1988, pranë Seksionit të Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Lisbonës, Equipa Pessoa filloi sistematikisht katalogimin, transkriptimin dhe botimin e të gjithë veprës së poetit ose, për të qenë të saktë, të poetëve të ndryshëm që jetonin tek ai. “Kam krijuar në vete personalitete të ndryshme, krijoj në mënyrë konstante personalitete”, shkruan Pessoa me emrin Bernardo në librin që përmendëm në fillim, “çdo ëndërr e imja, sapo filloj që ta ëndërroj, është e mishëruar në një person tjetër që fillon ta ëndërroj dhe ky nuk jam unë.

Për të krijuar, unë shkatërroj veten; jam eksternalizuar aq shumë brenda vetes, sa që brenda vetes nuk ekziston përveçse i eksternalizuar. Jam skena e gjallë mbi të cilën kalojnë autorë të ndryshëm që luajnë drama të ndryshme”. Por qysh adoleshent, në një letër për hallën Anica, kish rrëfyer i ndrojtur: “Ka momente në të cilat kam përsosshmërisht aurorën e vizionit eterik, në të cilën shikoj aureolën magnetike të disa personave dhe, mbi të gjitha, timen në pasqyrë që, në errësirë, më rrezatohet nga duart. Herë të tjera, gjithmonë duke shikuar pasqyrën, fytyra ime zhduket dhe shfaqen katër të tjera, njëra prej të cilave me mjekër”. Herë të tjera akoma ndjente sesi i “përkiste një gjëje tjetër”, përderisa një krah i ngrihej pa dashur ose binte mbi një anë sikur të ishte i hipnotizuar.

Në qoftë se në vitin 1871 Arthur Rimbaud kish thënë: “Je est un autre”, në fillimet e nëntëqindtës me Fernando Pessoa, tjetri shpërthen në një shumëfishtësi, bëhet kortezh. Shekulli kish pak kohë që kish ardhur eksploziv në mekanikën e tij dhe në mjetet e tij të komunikimit. Masat po fillonin të agregoheshin në sheshet e qyteteve dhe ndërsa disa shkrimtarë (mjafton të përmendësh Alfred Döblin e John Dos Passos) kërkonin tashmë “Zotërinë Askush” në turmën e Berlinit apo të New Yorkut, “Zotëria Askush” jeton në Portugali, njeri në mish e kocka ose, më mirë, në letra dhe fjalë, katalog i një letërsie të tërë dyfishtësi joekzistente. Para së gjithash për faktin që pjesa më e madhe e veprës është mërguar në purgatorin e të pabotuarës; së dyti, prej shumëfishimit të autorëve të pranishëm në penën e tij: Duke u kufizuar në alter egot më prodhimtarë kujtojmë Alberto Caeiro, Álvaro de Campos, Ricardo Reis, Alexander Search, Bernardo Soares, António Mora e Raphael Baldaya, të gjithë fëmijë të punonjësit të konceptit të lindur Fernando Antonio Nogueira Pessoa më 13 qershor të vitit 1888.

Por të ndalesh në temën e eteronimisë zvogëlohet fuqia e poezisë dhe e prozës e këtij shkrimtari dhe lexohet vepra e tij vetëm në mënyrë utilitaristike, për të justifikuar teori që kthejnë shumëfishimin e Unit në një prizëm psikanalitik apo metaletrar. Është thënë se “Mensagem” (në shqip, “Mesazh”) është vëllimi i vetëm në portugalisht që poeti botoi në gjalljen e tij. Libri doli në Lisbonë në vitin 1934, një vit përpara vdekjes së tij dhe, për nga tema dhe struktura simbolike e merr spunton nga miti sebastainist. Faktikisht qysh prej kohësh në Portugali ishte i pranishëm një korrent mendimi i markës patriotiko – mesianike që ëndërronte restaurimin e perandorisë portugeze dhe rikthimin e Don Sebastianit, sovranit të ngjitur në fron më 1568, i cili në gjalljen e tij kish promovuar një politikë të kushtueshme ekspansioni në Afrikë, i nxitur nga disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të kohës së tij deri në vdekje në vitin 1578 në Alcácer Quibir, teksa tentonte të pushtonte Marokun.

Zhdukja e trupit të sovranit në betejën e findit (që, veç të tjerash, askush nuk tha se e kish parë të vdiste), bëri që Mbreti Sebastian të bëhej emblema e një Portugalie të madhe dhe që shumë t’i prisnin rikthimin. Pessoa nuk ishte i ri ndaj tematikave ezoterike.

Qysh në vitin 1915 i tregonte miku Mário de Sá-Carneiro se, duke ju dashur të përkthente libra teozofie, ishte ndodhur në një krizë intelektuale të thellë sa prodhimtare që e kish afruar me sebastianizmin, përveçse me doktrinën gnostike dhe, në veçanti, me Trëndafil– Kryqet, mjafton të përmendësh “No Túmulo De Christian Rosencreutz” (“Mbi varrin e Christian Rosencreutz”), një prej poezive ezoterike më të njohura të tij, mbi themeluesin legjendar të vëllazërisë së Trëndafil–Kryqeve, me të cilën pretenduan të rilidhen në shekuj shoqëri të tjera sekrete midis të cilave Golden Dawn, me të cilën vetë Pessoa pati të bënte nëpërmjet okultistit anglez Aleister Crowley).

Në një shkrim mbi poezitë sebastianiste të Bandarra, një poet ezoterik i pesëqindtës, Pessoa arrin që të shikojë të profetizuar vetë lindjen e tij, që i përket vitit 1888: “Në Trupën e Tretë të profecive të tij, Bandarra anonçon kthimin e Don Sebastianit në një prej viteve midis 1878 dhe 1888. Kështu, në këtë të fundit (1888) ka ndodhur në Portugali ngjarja më e rëndësishme e jetës së saj kombëtare pas zbulimeve”; fakti që në 1888 nuk ka ndodhur asgjë e kujtueshme në Portugali përveç lindjes së tij, e bën të pa ekuivok interpretimin e notës së poetit. “Mensagem” konsiston në tri pjesë: “Brasão”, “Mar Portuguez” dhe “O Encoberto” (“Shqyt”, “Det Portogez” dhe “I Fshehuri”), korrespondues, sipas sebastianistëve, me tri epokat e historisë luzitane: Epokën e themeluesve të kombit, atë të ekspansionizmit dhe, së fundmi, atë të “Mbretit të fshehur”, Don Sebastian, i cili një ditë, sipas profecive, do të kthehet.

Por për t’i dhënë një peshë të drejtë rrezes nacional–ezoterike të “Mensagem” duhet të kthehemi në origjinën e veprës pessoane. Poeti e kish filluar karrierën e tij publike si shkrimtar në vitin 1912, me një seri artikujsh në revistën “A Águia”, një revistë e mbarsur me nacionalizëm mistik, lidhur me gjendjen e poezisë portugeze dhe, në qoftë se nga njëra anë nuk e fshihte pakënaqësinë e tij ndaj gjendjes në të cilën rënkonte kultura popullore e vendit të tij, nga ana tjetër profetizonte “një rilindje habitëse, një periudhë krijimi letrar e social si pak në botë (…). Paralelisht ndodh shfaqja e afërt në tokën tonë e Supra-Camões”, shkruante duke u zbukuruar me kurorën e poetit të madh që në pesëqindtën i kish përkitur Camões. Kështu që duhet ta lexojmë nacionalizmin e tij në prizmin pastërtish idealistik e letrar, si një lloj ekspansionizmi të faqeve e të shpirtit dhe, në vetë interpretimin e tij, arritjen e vet në mjedisin kulturor që nuk ishte gjë tjetër veçse kthimi i Don Sebastianit, vërtetimi i profecisë së Supra-Camões. “Është një imperializëm gramatikash?”, shkruan Pessoa, “Imperializmi i gramatikave zgjat më shumë dhe shkon më thellë se ai i gjeneralëve.

Është një imperializëm poetësh? Qoftë. Shprehja nuk është qesharake përveçse për atë që mbron imperializmin e vjetër qesharak. Imperializmi i poetëve zgjat dhe dominon; ai i politikanëve kalon e harrohet, në mos e kujtoftë poeti që i këndon. “Të themi Cromwell bëri”, tha Milton. Dhe kur në një kohë të largët më nuk do të ekzistojë Anglia, nuk do të kujtohet Cromwell, njëlloj sikur Milton, t’i ishte referuar atij në një sonet. Me mbarimin e Anglisë do të përfundojë ajo që mund të supozohet se është vepra e Cromwellit ose ajo në të cilën ai mori pjesë, por poezia e Miltonit do të mbarojë vetëm kur do të ketë njeriun mbi tokë ose qytetërimin e gjithë dhe, edhe atëherë, kushedi nëse do të mbarojë”.

I njëjti “Mensagem” fillimisht duhet të titullohej “Portugal” dhe mjafton të lexosh disa vargje të poemës për ta kuptuar përse: “Evropa shtrihet e mbështetur mbi bërryla: / shtrihet nga Lindja në Perëndim, me shikimin e fiksuar, / i fshihen flokët romantikë / – e thithur në kujtime – sytë grekë. / Bërryli i majtë i është kthyer nga prapa; / i djathti është i përthyer. / I pari thotë Itali, ku është i shtrirë; / i dyti Angli ku, i ngritur, / mban dorën mbi të cilën mbështetet fytyra. / Me shikim sfinksian e fatal, fikson, / Perëndimin, të ardhme të së shkuarës. / Fytyra me të cilën fikson është Portugalia”. Kurse tek “Livro do Desassossego por Bernardo Soares” Pessoa kryen në fakt një lloj distilimi në prozë të një jetë prej spektatori, jetës së Bernardo Soares, “ndihmës llogaritar në qytetin e Lisbonës”.

Në faqet e tij gjejmë ditarin e përditshëm të një njeriu, i cili i vetëdijshëm për dorëheqjen e tij për të jetuar, bëhet spektator i ekzistencës së vet të kotë, e braktisur në ritmin monoton të punës si nëpunës, me vaktin e thjeshtë në restorantin e vjetër, në netët pagjumë, në dritaren nga pragu i së cilës numëron ditët. “Disa muaj kanë kaluar nga gjërat e fundit që kam shkruar. Kam përshkuar një gjumë të intelektit, falë të cilit jeta ime ka qenë jeta e një tjetri. Kam pasur në mënyrë të shpeshtë një ndjenjë lumturie metaforike. Nuk kam ekzistuar, kam qenë një tjetër, kam jetuar pa menduar”. “Jam duke shkruar”, lexojmë akoma, “është mëngjesi i vonë i së dielës e një dite të gjerë me diell të ëmbël në të cilën mbi çatitë e qytetit të pandërprerë e kaltra gjithmonë e rrallë e qiellit mbyll në harresë ekzistencën misterioze të yjeve. Edhe brenda meje është e diel... Edhe zemra ime shkon në një kishë që nuk e di se ku është dhe vishet me një kostum kadife, fëminor, me fytyrën e skuqur nga përshtypjet e para, duke qeshur pa sytë e trishtuar sipër kollares shumë të madhe”.

Në qoftë se T. S. Eliot e sintetizonte në të njëjtat vite tek “The Sacred Wood” i tij konceptin e korelatives objektive si “një seri objektesh, një situatë, një zinxhir ngjarjesh që do të jenë formula e atij emocioni të “veçantë”; të tilla që kur faktet e jashtëm, që duhet të përfundojnë në përvojë të ndjeshme, të jenë dhënë peizazhi i brendshëm i pikturuar mbi çatitë e Lisbonës një peizazh i askujt, domethënë i të gjithëve. Privat në fakt shikimi i syrit shikues (dhe jo vetëm metaforikisht, duke qenë se Bernardo Soares nuk ka ekzistuar kurrë), mbetet në faqet e kësaj vepre dëshiruese objekti i shikimit, që bëhet univers shikimi, agjent i vetvetes, shqetësim i sintetizuar në formën e tij më të pastër dhe rezistente ndaj kohës. Produkti i kësaj sinteze, i këtij distilimi të një shpirti, është një qeshje tragjikisht ironike lidhur me njeriun, lidhur me veçantinë, që vinte duke u shpërbërë, duke i paraprirë kështu krizës së personazhit që do të karakterizojë romanin e nëntëqindtës: “Të jetosh është të jesh një tjetër.

As të ndjesh nuk është e mundur në qoftë se ndjehet sot ashtu si është ndjerë dje: Të ndjesh sot siç është ndjerë dje nuk është e ndjerë, është të jesh sot kufoma e gjallë e asaj që dje ka qenë jeta e humbur”. Poeti i Lisbonës na e dorëzon në fakt Álvaro de Campos si inxhinier detar i diplomuar në Glasgow, dendi, udhëtar, futurist ironik dhe themelues vetë ai i Sensacionizmit. Tentues që të humbasë si Soares “në origjinën intelektuale e të ndjerit të jetës”, tek De Campos gjejmë në fakt një njeri që ka nga ana e tij veprimin ose më mirë faktin që ka vepruar, megjithëse edhe vargjet e tij shpesh janë të shënuara nga nostalgjia në shikim: “Mbaj brenda zemrën time, / si një sënduk tepër plot për t’u mbyllur, / të gjitha vendet ku kam qenë, / të gjitha portet në të cilët kam arritur, / të gjitha peizazhet që kam nga dritare ose nga sopraluçet, / ose nga bashet e anijeve, duke ëndërruar, / dhe e gjitha kjo, që është shumë, është pak për atë që dua”. Diferenca midis këtyre dy poetëve të mëdhenj bashkekzistues tek Pessoa, është thelbësore.

Në qoftë se tek Soares dëgjojmë pothuajse zërin e të sapolindurit në çastin e fundit të pavendosmërisë që i paraprin qarjes së parë, duart e nderura të nënës në pritje, tek Álvaro De Campos thithim shikim e fundit të të ndjerit, sytë akoma për t’u mbushur, përpara se dikush, për mëshirë ndaj të gjallëve, t’ia ulë kapakët syve përgjithmonë: “Sot jam i humbur, sikur ta dija të vërtetën. / Sot jam i kthjellët, sikur të isha duke vdekur, / dhe të mos kisha vëllazëri tjetër me gjërat / përveçse një lamtumirë, dhe kjo shtëpi e kjo anë rrugë të bëheshin / radha e vagonëve të një treni, dhe një nisje e fishkëllyer / nga brendësia e kokës time, / dhe një tundje e nervave të mia dhe një kërcitje kockash në fillim”.

Mund ta vazhdojmë leximin e eteronimeve me të cilat poeti nxjerr nga baulja e tij, mund të futemi në poezitë e Alberto Caeiro, mësues i Álvaro de Campos, lindur në vitin 1889 dhe vdekur nga tuberkulozi më 1915, siç shkruan vetë Pessoa në notën e tij biografike, mund të braktisemi në odet e monarkistit Ricardo Reis dhe të vazhdojmë për kushedi sesa kohë. Ama do të gjejmë në secilën prej tyre fytyrat e panumërta e të njëjtit mallkim, mallkimin e poetit, i destinuar në fatin që të shikojë, regjistrojë dhe abdikojë nga jeta duke zgjedhur fronin e fjalës, duke i mbijetuar vdekjes falë fjalës, duke e parajetuar jetën, pavarësisht asaj, falë saj: “…Fushat”, shkroi një ditë Fernando 

Armir Tirana ; Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama