Shqiptari nga Maqedonia programuesi me i mire ne Ballkan

Shqiptari nga Maqedonia, programuesi me i mire ne Ballkan

Djaloshi që me pamjen e tij atraktive tërhoqi vëmendjen e mediave turke dhe në pak kohë arriti të jetë një model i suksesshëm në botën e modës, përsëri po “pushton” Ballkanin, por kësaj radhe si programues.

Duke u bazuar në statistikat e bankës botërore “CitiBank”, për gjysmën e parë të vitit 2015, në vendin e parë për programues në Ballkan është gjetur pikërisht Ramadan Limaj, i cili jeton dhe punon në Maqedoni, por për shkak angazhimeve të tij, pjesën më të madhe të kohës e kalon jashtë kufijve të shtetit tonë.

Vlera momentale e aplikacioneve të tij, të publikuara në “Play Store” dhe “App Store”, vlerësohet të jetë rreth 86 milionë dollarë, me tendencë të madhe për rritje edhe të mëtejshme, njofton agjencia e lajmeve INA.

Me qëllim që t’i përmbushë gjitha kërkesat e klientëve, të cilët më në numër janë nga Australia, SHBA-të, Kanadaja dhe Anglia, Dan Limaj ka të angazhuar 30 programues profesionistë, të cilët punojnë në mënyrë të organizuar 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

“CitiBank” është bankë online e gjigantit botëror “Google” dhe statistikat e saj vlerësohen si shumë të besueshme dhe transparente.

Kohët e fundit, Limaj është i angazhuar për të realizuar ëndrrën e tij më të madhe, krijimin e aplikacionit për “Android” për komunikim, i cili me inovacionin e vet do të duhet të jetë konkret direkt i serviseve të njohura botërisht siç janë Facebook, Messenger, Viber, Skype, WhatsApp dhe SnapChat.

Dan Limaj, vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje me një kompani gjigante turke për reklamimin e produkteve të saj, ndërsa vlera e asaj marrëveshjeje u vlerësua mijëra euro. Në fund të vitit 2014, Limaj nënshkroi marrëveshje me Alek Naumovski dhe agjencinë e njohur të modës “Models In”, nga Shkupi, e cila kishte të drejtën ekskluzive për ta angazhuar atë në reklama në territorin e Maqedonisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama