Shqiptaret shpenzuan 43 mln euro per tu kuruar ne spitalet private ne 2014-n

Shqiptaret shpenzuan 43 mln euro per t'u kuruar ne spitalet private ne 2014-n

Kjo është gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore po në vitin 2014... Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshfrore gjatë vitit 2014, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta, apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.


Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, pesë spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali amerikan (Univers-Alb), HYGEIA HOSPITAL – TIRANA, Salus, Spitali Gjerman (CARDIO & DIAGNOSTIC CENTER HAMBURG / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian kanë qarkulluar në total rreth 6 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, me një rritje prej gati 18% në raport me 2013-n.

Këto para që shqiptarët kanë shpenzuar për t’u kuruar në spitalet private, janë gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore po në vitin 2014. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore për 2014-n ishin rreth 8 miliardë lekë dhe pritet të arrijnë në 9.2 miliardë lekë në 2015-n. Megjithatë, shumë individë, edhe pse janë të siguruar duket se kanë preferuar komoditetin që ofrojnë sot spitalet private, pavarësisht se u ka kushtuar më shtrenjtë.


Spitali më i madh në vend është Univers Alb, me një xhiro prej gati 3.3 miliardë lekësh në 2014-n, sipas të dhënave të raportuara në bilanc, me nje rritje prej 11% me bazë vjetore.

I dyti më i madh në vend është Hygeia, me një qarkullim vjetor prej 1.9 miliardë lekë dhe zgjerim 16%.
Salus, në vitin e dytë të plotë të aktivitetit ka rritur me 80% të ardhurat, në rreth 375 milionë lekë.
Spitali Gjerman ka rritur të ardhurat me 20% në 166 milionë lekë.

Klinka Gjermane e syrit ka dyfishuar gjithashtu të ardhurat, në 90 milionë lekë.


Rritjen më të madhe, ndonëse nga një bazë e vogël, e ka shënuar Spitali Europian, me 126%, në 89 milionë lekë.


Megjithatë, spitalet private vijojnë të dalin me humbje ende të larta. Sipas një studimi të Kosporatës Financiar Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama