Shqiperia prezantohet ne Itali me foto

Shqiperia prezantohet ne Itali me foto

Shqipëria u prezantua përmes fotove në kryeqytetin e Italisë, në kuadër të festës së Pavarësisë. Në kompleksin prestigjioz të Vittoriano-s, u paraqit ekspozita fotografike me titullin “Shqipëria nga qielli dhe nga thellësitë e kaltra”, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Romë.

Fotografët e njohur Igli Pustina dhe Alket Islami sollën për publikun bukuritë e natyrës shqiptare, bregdetin, alpet, monumentet e kulturës dhe të arkeologjisë. Pjesë e prezantimit ishte edhe moda, përmes stilistes së re shqiptare Dorina Kola, por e njohur edhe në Itali e jashtë saj.

Hapja e ekspozitës u ndoq me interes të madh nga një numër i madh pjesëmarrësish në ditën e parë. Ekspozita e realizuar në kuadrin e projektit për promovimin e vendeve që do të marrin pjesë në panairin “Expo Milano 2015”, do të qëndrojë e hapur deri më 9 dhjetor.

Në mbyllje të tij, do mund të arrihen edhe bashkëpunime duke iu treguar investuesve dhe operatorëve turistikë italianë, mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama