Shqiperia ne Panairin e zhvillimit te qendrueshem ne Itali

unnamed (1)TIRANË, 20 Tetor/ATSH/ -Qendra e Kulturës Shqiptare në Itali, në bashkëpunim me shoqatën 'Pro Albania' mori pjesë me një stendë të sajën në edicionin e posaçëm të panairit më të madh italjan kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, titulluar 'Fà la cosa giusta!'.

Panairi u zhvillua në Torino në datat 17 dhe 18 Tetor 2015 me rastin e Forumit të tretë botëror të zhvillimit ekonomik lokal, të organizuar nga UNDP-ja, programi per zhvillimin i Kombeve të Bashkuara.

Në panair morën pjesë shumë kompani dhe organizata nga e gjithë Italia, me veprimtari në sektorë të ndryshëm si ushqimi, tregtia e ndershme dhe solidale, kozmetika natyrale, moda kritike, botimet, transporti i qëndrueshëm, turizmi i përgjegjshëm, ushqimi vegan, shoqëria civile, etj.

unnamed (2)Stenda shqiptare synonte promovimin e Shqipërisë si destinacion i turizmit të përgjegjshëm, një sektor i ekonomisë së turizmit që po njeh rritje të shpejtë kohët e fundit. Ajo u prit me shumë interes dhe kuriozitet nga vizitorët e panairit, të cilët patën mundësinë të njihen me aspekte të ndryshme të zhvillimit aktual të vendit, si edhe me karakteristikat kryesore të ofertës turistike shqiptare.

Stenda u vizitua gjithashtu edhe nga personalitete të botës politike dhe ekonomike italjane, ndër të cilët Kryetari i Bashkisë së Torinos, Piero Fassino. /gj.m/f,n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama