Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë , sa i përket dhurimit të gjakut . Këtë lajm e ka bërë të ditur koordinatorja e Kryqit të Kuq, Anila Llaha, e cila u shpreh se shqiptarët janë më tepër të ndërgjegjësuar dhe të mirinformuar në ditët e sotme për rëndësinë e dhurimit të gjakut.
Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë Kryqi i Kuq organizoi një demonstrim të dhënies së ndihmës së parë, në rast aksidentesh. Ky demonstrim u pa si i nevojshëm në një kohë kur numri i popullsisë, veçanërisht në qytetet bregdetare është rritur. Aktiviteti i Kryqit të Kuq shqiptar është shtrirë në të gjithë vendin sidomos në plazhet publike, ku mbipopullimi i njerëzve në këto zona është më i lartë po ashtu edhe nevoja e ndërhyrje për ndihmën së shpejtë.