Shqiperia e 5-ta ne Junior Eurovision 2015- Rama uron kengetaren Mishela Rapo

Mishela-RapoTIRANË, 23 Nëntor /ATSH/ - Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Mishela Rapo, është renditur e pesta në "Junior Eurovision 2015", që u zhvillua në Bullgari.

Kënga e saj e titulluar "Dambaje", me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Pandi Laços, mori nga juria 93 pikë.

Këngëtarja e vogël mori sot urimin për këtë rezultat edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në faqen e tij në "Facebook" shkruan: "Urime Mishelës për performancën e bukur që e renditi Shqipërinë në 5 vendet e para në Junior Eurovision Song Contest 2015". Një pozicionim të këtij niveli në një kompeticion europian të këngës, ka mundur të shënojë vetëm këngëtarja Rona Nishliu, në Eurovizion 2012, me këngën e titulluar "Më lini të qaj. /b.k//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama