Shqiperia e 115-ta nder 129 vende per pronesise intelektuale 2015

Shqiperia, e 115-ta nder 129 vende per pronesise intelektuale 2015

Fondacioni për lirinë ekonomike është partneri shqiptar i organizatës në përpilimin e këtij indeksi. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet e fundit. Indeksi i vitit 2015 përshin 99% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të globit si dhe 94% të popullsisë globale.

Vendi ynë në indeksin e përgjithshëm grumbullon 3.71 pikë, ndërkohë që mesatarja globale fikoshet në 5.3 pikë. Ndër të tjera, ky raport tenton të gjejë një lidhje direkte mes të drejtave  për pronën intelektuale dhe prodhimit të Brendshëm Burto për frymë. Sipas analizës dhe shifrave të publikuara, kjo lidhje duket mëse e qartë. Koeficienti i ndërlidhjes mes këtyre dy faktorëve fiksohet në 0.82.

Nga ana tjetër, lidhja mes këtij indeksi dhe indikatorëve të tjerë ekonomikë, duket e papërfillshme. Në krye të renditjes globale për sa i përket mbrotjes së pronësisë intelektuale, qëndron Finlanda, e ndjekur nga Norvegjia dhe Zelanda e Re.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama