Shqiperia dhe Kosova celin edicionin e 17-te te Festivalit Nderkombetar te Teatrove Skampa

TIRANAE, 18 Tetor/ATSH/- Dy shfaqje nga Shqipëria dhe një nga Kosova do të hapin edicionin e 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove "Skampa", i kthyer tashmë në traditë në qytetin e Elbasanit.

Në këtë edicion, do të ngjiten në skenë edhe shfaqje nga Belgjika, Greqia, Turqia, Kroacia e Franca.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit që do nisë më 25 tetor në Elbasan ka publikuar listën e shfaqjeve pjesëmarrëse në këtë edicion i cili do të zgjasë deri më 31 tetor.

"Për më shumë dashuri", është shfaqja që do të nisë këtë festival, që do të prezantohet me regji të Erand Sojlit. Ndërkaq shfaqje tjetër nga teatrot shqiptare është më pas ajo e Adonis Filipit "Leader", që do të shfaqet më 28 tetor, për tu shfaqur më 29 tetor shfaqja "Karramel", me regji të Naser Shatrollit.

Në kuadër të festivalit do të ketë edhe workshope./a.gegvataj/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama