Shpikja e turqve vargjet e Kuranit ndihmojne ne rritjen e bimeve

Shpikja e turqve, vargjet e Kuranit ndihmojne ne rritjen e bimeve

Bimët rriten më shpejt po t’u ‘recitosh’ vargjet e Kuranit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë mrekulli të fesë islame, por për një ‘zbulim’ të një studenteje turke, të cilën kjo e fundit nuk ka hezituar ta cilësojë revolucionare për qytetarët e gjysmëhënës.

Fatma Akkilic, ky është emri i ‘shkencëtares’ që ka ndërtuar një serë të vogël në provincën mesdhetare të Mugla, ku ka mbjellë disa perime të cilave u ka vënë në sfond lloje të ndryshme muzike, duke përfshirë atë klasike, turko-arabe, rock si dhe vargje të recituara nga Kurani.

Mrekulli e Allahut apo thjesht koincidencë, kanë mjaftuar 5 orë në ditë vargje kuranore për 20 ditë me radhë që bimët të rriteshin njëra më e bukur se tjetra. Kështu ato bimë që patën në sfond vargje të Kuranit u rritën plot 20 cm në krahasim me 13 cm që u rritën bimët që u lanë në heshtje, ndërsa ato bimë që u ‘ushqyen’ me muzikë turko-arabe nuk u rritën fare.

Disa gazeta turke e kanë cilësuar një sukses të madh për të renë, e cila është shprehur: ‘Agronomët mund të përdorin vargjet e Kuranit në vend të pesticideve apo organizmave gjenetikisht të modifikuara për të rritur bimë të shëndetshme në një kohë më të shkurtër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama