Shpiket aplikacioni qe realizon selfie per te verbrit

Shpiket aplikacioni qe realizon selfie per te verbrit

Teknologjia nuk ka të ndalur. Në vazhdën e shpikjeve të fundit teknologjike është edhe “Tactile Blind Photography”, aplikacioni që do t’u vijë në ndihmë të verbërve.

Ky aplikacion është zhvilluar nga një grup studentësh, që do të marrin doktoraturën në Laboratorin Robotik në universitetin e Pisës, Itali.

Aplikacioni është krijuar me qëllim që të ndihmojë të verbrit të bëjnë foto apo portrete duke përdorur Tpad Phone, një smartfon që funksionon nëpërmjet ndjesisë së prekjes së përdoruesit në momentin e përdorimit.

Duke përdorur një ekran që transmeton këto ndjesi, aplikacioni “Tactile Blind Photography” udhëzon përdoruesit të bëjnë foto edhe pse nuk shohin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama