Shpeton per mrekulli terroristi i drejton armen ne koke por ajo bllokohet (Video)

Shpeton per mrekulli, terroristi i drejton armen ne koke, por ajo bllokohet (Video)

Një video e publikuar nga tablodi ‘Daily Mail’ tregon momentin ku një nga terroristët sulmon me armë një restorant në Paris duke lënë disa të vdekur. Por fatmirësisht një person nuk e humbi jetën në këtë skenë të tmerrshme dhe duhet thënë se ka qenë shumë me fat.

Në video shihet momenti kur terroristi Salah Abdeslam, tashmë i shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar me breshëri në restorant, i afrohet një gruaje që ishte fshehur poshtë një tavoline dhe i drejton automatikun në kokë, por fatmirësisht arma bllokohet duke mos qëlluar mbi të. Terroristi largohet me vrap dhe gruaja ngrihet në këmbë e shokuar, duke mos e besuar as vetë se ishte ende gjallë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama