Shpallet fituesi i Man Booker Prize per vitin 2015

Shpallet fituesi i 'Man Booker Prize' per vitin 2015

Një shkrimtar nga Xhamajka është fitues i çmimit prestigjioz për letërsi “Man Booker Prize” për vitin 2015. Marlon James është nderuar me këtë çmim për romanin me titull “A Brief History of Seven Killings”, i frymëzuar nga tentativat për të vrarë Bob Marley-n në vitet ‘70.

Marlon, i cili shkruan në anglisht, është i pari autor nga Xhamajka që fiton këtë çmim. Gjatë marrjes së çmimit, ai tha se një pjesë e madhe e romanit është frymëzuar nga muzika rege.

Ky ishte edicioni i 47-të i çmimit prestigjioz, që për herë të dytë përfshiu të gjithë shkrimtarët që shkruajnë anglisht nga e gjithë bota.

Konkursi ndërkombëtar i letërsisë së shkruar ose të përkthyer në anglisht mbahet në Britani. Në rastin e përkthimeve, çmimi prej 50 000 paund ndahet mes shkrimtarit dhe përkthyesit.

“Man Booker Prize” është fituar në vitin 2005 nga shkrimtari Ismail Kadare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama