Shkupi ndalon tharjen e rrobave neper ballkone

Shkupi ndalon tharjen e rrobave neper ballkone

Banorët e Shkupit, tarracat e të cilëve ndodhen përballë rrugëve kryesore ose ndonjë sheshi të qytetit, nuk do të guxojnë të nxjerrin rroba për ti nderur. Shkak do të bëhet një vendim, që pritet të merre nga këshilli i qytetit.

Sipas portalit të “Dnevnik”, pritet të vendoset edhe mos ekspozimi i objekteve apo sendeve që shëmtojnë pamjen, si kavanoza, vargje specash apo hudhrash, aq më pak antena televizive. Nëpër ballkone e dritare do të lejohen vetëm lule, edhe ato nëse nuk dëmtojnë objektin ose nuk rrezikojnë sigurinë nën to.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama