Kjo lëvizje kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.
“Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve. ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtarës së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja”, thekson Lëvizja “ZGJOHU”.
Sipas “ZGJOHU!”, derisa “në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik u Bulgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhepse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë”.
Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll është i pastër etnikisht nga lojtarë maqedonas dhe pa ndonjë lojtarë të komuniteteve tjera.











