Kryeshefi i administratës shkollore në Leskoc që është përgjegjës për rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës, Tomislav Simonovic, ka deklaruar se të gjitha tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar nga klasa e parë deri në klasën e katërt janë dërguar nëpër shkollat fillore me programin pa pagesë.
“Të gjitha shkollat fillore shqiptare që kanë kërkuar në kuadër të programit për tekste shkollore falas për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e katërt, të gjitha iu janë dorëzuar. Këto libra janë shtypur në shtypshkronjë në Preshevë” ka thënë Simonovic.