Shkodra percjell per ne banesen e fundit shumedimensionalin e artit dhe drejtorin e Teatrit Migjeni Fatbardh Smaja

Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (16) copySHKODËR, 7 Nëntor/ ATSH/-Gaspër Marku/- Me homazhet e organizuara në hollin e Teatrit Migjeni të qytetit të Shkodrës, komuniteti shkodran i ka dhënë lamtumiren e fundit aktorit duke e përcjellë për në banesen e fundit, regjisorin dhe drejtorin e Teatrit Migjeni, Fatbardh Smaja, i cili si rezultat i një sëmundje të rëndë që e mundonte gjatë periudhes së fundit, u nda nga jeta në moshen 59 vjeçare mbrëmjen e së premtes.

Pranë trupit të tij të pa jetë vendosur në shtëpinë e tij të dytë, aty ku u rritë që fëmijë duke ndjekur babain e tij në skenë, aktorin e madh Hasan Smaja, mbërritën për të nderuar figurën e njohur dhe shumë planëshe të Fatbardh Smajës, qytetarë të shumtë shkodranë, personalitete dhe drejtues të qeverisjes vendore, deputetë dhe drejtues të partive politike, miq dhe dashamirës të shumtë nga Tirana dhe rrethet e tjera të Shqipërisë, por edhe shumë të tjerë nga Mali i Zi e sidomos Ulqini, me të cilin ai ka pasur një lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë.Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (8) copy

Por, natyrisht që më të shumtët që spikaten në këto homazhe ishin njerëzit e artit dhe të kulturës, me të cilët Bardhi, siç e thërrisnin të gjithë, ka pasur afrimitet dhe bashkëpunime të ndryshme.

Me lot në sy dhe të tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur duke ia marrë përpara kohe dhe në mënyrë të papritur, shokun, mikun, bashkëpunëtorin, drejtuesin, qytetarin dhe familjarin e denjë, të pranishmit e shumtë ngushëllonin Meritën, shoqen e tij të jetës dhe të skenës, vajzën dhe djalin, edhe ato artistë të skenes dhe më gjërë.

Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (13) copy"Humbja e artistit shumëdimensional mund ta them për Fatbardh Smajen është humbje e madhe për kulturën e qytetit të Shkodrës, për artin e qytetit të Shkodrës, por edhe për kukturën tonë kombëtare, sepse kemi një periudhë këto dy-tre vitet e fundit që kemi humbur shumë artistë me përvojë por edhe me emër dhe me kontribut të jashtëzakonshëm në dobi të kulturës dhe artit në Shqipëri. Megjithatë, artistët edhe kur humbasin nga jeta ato jetojnë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të të gjithë shqiptarëve për kontributin, sepse lënë prapa gjithë veprën e tyre, artin e tyre, i cili përsëri do të vazhdojë të luhet dhe të njihet nga qytetarët.", u shpreh për ATSH-në, Zv.Ministri i Kulturës, Zef Çuni.Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (1) copy

Më pas zoti Çuni e vlersoi artistin Smaja edhe si një pjesëtar të një familje artistësh duke thënë se është i biri i artistit të famshëm Hasan Smaja, por edhe bashkëshortja e tij është një aktore e teatrit, dhe së bashku edhe me dy fëmijët e tyre edhe ato artistë, i përket një famije artistësh që kanë dhënë një kontribut, qoftë si aktorë, qoftë si regjisor por edhe si muzikant vetë Fatbardhi dhe së fundmi edhe drejtues i Teatrit "Migjeni", kështu që kontributi i tyre është shumë dimencional dhe shumë i vlerësuar nga populli.

Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (10) copyMes kurorave dhe tufave të shumta me lule që vijonin të vendoseshin pa pushim njëra pas tjetres mbi arkivolin e të ndjerit Smaja, në emer të komunitetit artistik të Shkodrës e ka marrë fjalën shkrimtari, poeti dhe përkthyesi i njohur shkodran Zija Vukaj.

"Dita e sotme ka një peshë të madhe dhimbjeje. Duke iu bashkuar brengës dhe lotëve të familjarëve, si dhe në pozitën e përfaqësuesit të rrethit më të ngushtë të kolegëve dhe miqve të të ndjerit Bardh Smaja, regjisorit dhe artistit shumëplanësh, dua të ndaj me familjarët dhimbjen dhe pikëllimin e thellë e të natyrshëm për këtë humbje për të gjithë ne", u shpreh zoti Vukaj.

Një ndërprerje të pazankonshme e ka konsideruar Vukaj ndarjen nga jeta të Smajes duke u shprehur se është një ndërprerje e energjive krijuese të një artisti në fazen produktive të krijimtarisë dhe të konsolidimit përfundimtar të një pjekurie artistike.

"Ky bashkëshort, prind, koleg, mik dhe artist i madh, do ta ketë të njëjtë edhe mungesen. E para dhe më e rëndësishmja, mungesën tek familjarët, gjithashtu mungesën tek kolegët, miqtë dhe bshkëpunëtorët e ngushtë dhe pastaj një mungesë të pazëvendësueshme për të gjithë jetën kulrurore dhe artistike shqiptare. Artistë të përmasave të vërteta, siç ishte ai lindin rrallë dhe dramat që shkaktohen nga humbja e tyre, sidomos e parakohshme pasqyrohen gjatë në dinamikat e zhvillimeve artistike", vijoi më tej shkrimtari Zija Vukaj.Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (11) copy

Sipas Vukajt, Bardh Smaja ishte nga individët që mbajtën në këmbë Teatrin "Migjeni" në kohët më të vështira e kritike. I dha frymëmarrje dhe e bëri të ecte me ritmin e kohëve moderne. Pa përmendur listen e gjatë të roleve në kinematografi dhe teatër, numrin e veprave që vuri në skenë etj, mund të përmendim pjesen e fundit, "Kandili i argjandit" të autorit Martin Camaj. "Me këtë veper ai ndezi me zjarrin e zemres të tij dy drita të fuqishme, driten e autorit të dramës dhe driten e teatrit "Migjeni" që tashmë është edhe drita dhe testamenti i tij. E ndezi për ne. E megjithëse punoi plot pasion e në mënyrë mbinjerëzore për ta qëndisur këtë vepër në skenë, ai nuk i dëgjoi duatrokitjet e fundit të suksesit të vet, por siguroi mirënjohjen e pafundme dhe realizoi atë që çdo njëri prej nesh e kemi ëndërr në stacionin e përkohshëm të jetës sonë, përjetësinë, sepse njeriun vetëm vepra e bën të pavdekshëm", citoi në fund shkrimtari Zija Vukaj.

Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (2) copyNë një CV të përgatitur nga kolegët e tij të Teatrit "Migjeni", thuhet se me dëshirën dhe pasionin për artin muzikën dhe teatrin, Fatbardh Smaja rriti shtatin në Teatrin Migjeni, pasi mbaroi shkollën e mesme artistike "Prengë Jakova" në instrumentin e klarinetës. Por pastaj, jeta e tij mori natyrshëm kthesë nga teatri.

Kreu studimet si aktor në Akademinë e Arteve të Bukura ku edhe pati njohjen me shoqen e tij të jetës aktoren Merita Smaja, bashke me të cilën nisën rrugëtimin artistik në teatrin Migjeni. Por Fatbardh Smaja njihet edhe si një instrumentist në klarinetë, ka qenë pjesë e disa formacioneve muzikore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Fatbardh Smaja pati një jetë aktive profesionale dhe familjare, ku teatri ishte lajtomotiv i pandërprerë pothuaj 24 orë në teatër, pasi edhe ëndrrat e tij ishin të lidhura me tetatrin. Ai i ngjti me radhë shkallët e karrierës artistike, një artist i kompletuar dhe njeri i rrallë, i njohur edhe si administrator i mirë, fillimisht si Drejtor i TV1 Channel, Drejtor i Radio Shkodrës dhe së fundmi si Drejtor i Teatrit "Migjeni".

Karakteri i tij shumëdimensional në teatër dhe në kinematografi, spikat në mbi 30 role, ku veçohen: Hetimi, Franku i V, Kanga e dhimbës krenare, Gjaku i Arbrit, Korrupsion në pallatin e drejtësisë, Procesi Bushi, Gjashtë personazhe në kërkim të autorit, Ishulli i Shitenit, etj.Bardh Smaja-homazhe-Shkoder (3) copy

Ka interpretuar si aktor në filmat: Fundi i një gjakmarrjeje, Fejesa e Blertës, Ngjyrat e moshës etj. Por krijimtaria e tij kryesore pas viteve '90, ka qenë si regjisor ku edhe dha kontributin më të madh në mbajtjen gjallë të repertorit të Teatrin Migjeni. Vuri në skenë me mjeshtri të rrallë veprat: Vizita e Fundit, Ishulli i Shitenit, Luaj për mua në Violinë, Hënat e fundit, Dy jetë, Big Brother, Hana e janarit, Shtatë Shaljanët, Surpriza, Rëndësia e të qenit i Sinqertë, Eldorado, Kandili i Argjandit.

Është fitues i disa çmimeve në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare me shfaqen "Vizita e fundit", ku është shpallur si regjisori më mirë në shumë kompeticione në Shqipëri dhe dhe Kosovë. Vepra e tij e fundit "Kandili i argjandit", ishte përshëndetja e tij e fundit dhe fatkeqësisht dhe ndërprerja e shpalosjes së mëtejshme të talentit dhe energjive të tij komplekse krijuese./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama