Shkencetaret zbuluan terapine qe vret cdo lloj tumori

Shkencetaret zbuluan terapine qe vret cdo lloj tumori

Shkencëtarët mund të kenë gjetur ilaçin në luftën kundër kancerit, një bar mrekullibërës që ka asgjësuar secilin tumor me të cilin ka pasur kontakt. Sipas Science Magazine, ilaçi funksionin duke e bllokuar proteinën CD47, që në esencë, në sistemin e imunitetit, është një sinjal që tregon që nuk duhet të hani ushqim.

Kjo proteinë prodhohet në qelizat e gjakut të shëndetshëm, por shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë gjetur se qelizat e kancerit kanë prodhuar një sasi joprporcionale të proteinit duke e shtyrë sistemin e imunitetit që të mos shkatërrojë qelizat e dëmshme.

Me këtë vëzhgim në mendje, shkencëtarët kanë ndërtuar një antitrup që ka bllokuar kancerin e CD47, duke shtyrë sistemin e imunitetit t’i sulmojë qelizat e rrezikshme.

Deri më tani , shkencëtarët e kanë përdorur këtë antitrup në minj, me organe njeriu të prekura nga kanceri, që janë transplantuar tek minjtë, siç janë truri, gjoksi dhe prostata. Në secilin rast antitrupat i kanë detyruar sistemin imunologjik që t’i asgjësojë qelizat e kancerit.

” Ne kemi treguar se edhe kur tumori ka filluar të shfaqet, antitrupi ose mund ta shërojë tumorin ose mund ta ndalë rritjen dhe të parandalojë metastazimin” ka thëbë biologu Irving Weissman nga Stanford University School of Medicine në Palo Alto, të Kalifornisë.

Trajtimi ka pasur edhe një efekt anësor, pra qelizat e shëndosha kanë qenë objekt sulmesh afatshkurta nga sistemi imunologjik i minjve, por kjo nuk ka qenë asgjë në krahasim me dëmin që ua ka shkaktuar qelizave kanceroze. Grupi i Weissman së voni ka marrë një grant prej 20 milionë dollarësh që ta lëvizin hulumtimin nga minjtë tek njerëzit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama