Shkencetaret Toka mund te jete krijuar nga asteroide gjigande

Shkencetaret: Toka mund te jete krijuar nga asteroide gjigande

Një grup shkencëtarësh në Suedi, kanë zbuluar një numër të madh asteroidesh të cilët mendohen të kenë çuar në shpërthimin e ndodhur 470 milion vjet më parë, shpërthim që i dha formë botës së sotme.

 

Edhe pse zakonisht mendohet se ndikimet e meteorëve janë katastrofike për speciet në Tokë (shembull klasik është ndikimi kolosal që mendohet të ketë vrarë dinozaurët 66 milionë vjet më parë), ka shumë prova për të sugjeruar se këto ngjarje mund të jenë të dobishme për diversitetin e përgjithshëm në planet. 

 

Është menduar se një ndikim i tillë, ose më mirë, një varg asteroidesh - kanë rritur bio-diversitetin e planetit gjatë Periudhës Ordovician rreth 470.000.000 vjet më parë. Shkencëtarët besojnë se një përplasje mes dy asteroideve (ose ndoshta një asteroidi dhe një komete) në hapësirë, ka shkaktuar një numër të madh meteorësh të cilët kanë rënë poshtë në Tokë duke krijuar këtë të fundit.

 

Gjatë periudhës Ordovician-e, planeti ynë ka qënë i mbuluar mësë shumti me ujë, dhe besohet se kanë qenë asteroidet të cilat duke rënë mbi Tokë, i kanë dhënë formë asaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama