Shkenca mund te shpetoje portretin e Leonardo da Vincit

Shkenca mund te shpetoje portretin e Leonardo da Vincit

Një teknikë e re mund të ndihmojë në ruajtjen e vizatimit të famshëm të Leonardo da Vinçit, i cili po dëmtohet ditë pas dite.  Vepra misterioze, e konsideruar gjerësisht si autoportret i artistit, është vizatuar me shkumës të kuq në letër, në fillim të viteve 1500 dhe është zbehur me kalimin e kohës. Analiza e re mund të përdoret për t’i ndihmuar ruajtësit të vlerësojnë dëmin e vizatimit dhe të vendosin cilat teknika restaurimi janë më të përshtatshme.

Vizatimi ka nxitur spekulime për shekuj me radhë. Paraqitja e një burri plak me flokë të bardha dhe një mjekër të gjatë, ka mundësi të jetë krijuar në Torino të Italisë, midis viteve 1510 dhe 1515. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se piktura përfaqëson Leonardon, ai ishte vetëm në të pesëdhjetat asokohe, ndërsa subjekti i portretit duket më i vjetër. Kjo ka bërë që mjaft njerëz të aludojnë se ai përfaqëson xhaxhain ose babain e tij.

Shekuj të tërë kushtesh të këqija kanë shkaktuar zverdhjen e pikturës, e cila konsiderohet si një nga veprat më të vjetra të artit, të bëra në letër. Zverdhja ka reduktuar kontrastin e krijuar nga shkumësi, duke e zbehur imazhin me kalimin e kohës. Si rrjedhim, tani portreti konsiderohet si tepër i dobët për t’u ekspozuar. Që prej vitit 1998, ai është mbyllur në një vend me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar në Librarinë Mbretërore në Torino.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama