Shfaqja Audicioni e dy aktoreve kosovare rremben zemrat e miqve te Teatrit Kombetar Eksperimental

TIRANË, 7 Nëntor / ATSH- Klajdi Musabelliu / - Si rrallë ndonjë herë, pse jo dhe si kurrë më parë, një audicon i veçantë nga artistë të rinj kosovarë u ngjit sot gjatë mbrëmjes si shfaqej në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Vepra e autorit James Johnson, pasi kaloi me sukses provimin e shfaqjes së diplomës master për aktoret Sindi Çitaku dhe Tringa Hasani, dhe pas premierës së suksesshme të 17 prillit në Teatrin e pavarur "Oda" në Prishtinë (si një prodhim i produksionit CMB nga Prishtina), në regjinë e Mentor Shalës, skenografinë e Blerim Shalës dhe kostumet e Jetmira Hoxhës, solli në Tiranë dyshen Çitaku-Hasani të cilat shkëlqyen në skenën e Eksperimentalit.

Vepra e James Johnson, në interpretimin brilant të aktoreve Sindi Çitaku dhe Tringa Hasani, në fakt solli dhe pasqyroi të vërtetën , atë që realisht ndodh në një audiocion midis regjisorit dhe aktorit, pikërisht në një skenë teatri gjatë një audicioni për rolin e ndonjë shfaqeje.

Ndërthurja midis interpretimit interaktiv dhe audicionit si të vërtetë, emocionoi të pranishmit në sallë, dhe gjithashtu "edukoi" dhe akorët e rinj, duke zbardhur disa aspekte të cilat janë edhe pjesë e sekreteve të profesionit.

Dramë psikologjike përmes manipulimit dhe lojërave psikologjike të regjisores kundrejt aktores, e cila që për të fituar rolin ju desh ti nënshtrohej sprovave të njëpasnjëshme, dhe pse jo të bënte gjithçka, në fakt erdhi si një mesazh i shfaqjes edhe e vërteta tjetër, ajo se deri ku njeriu apo çfarë është në gjendje të bëjë për të fituar rolin dhe famën e shumë kërkuar dhe lakmuar nga të gjithë.

Shfaqja e mrekullueshme 60 minutëshe e notës 10 e ish studenteve, tashmë aktoreve më reja të skenës dhe artit në Kosovë, rrëmbeu zemrat të cilët e vlerësuan mjaft subjektin, mesazhin, dhe sigurisht më tepër interpretimi e lartë të dyshes Sindi Çitaku dhe Tringa Hasani.

Sinopsi

Lauren është një aktore e re e cila lajmërohet në një audicion për shfaqje, por regjisorja që mban audicionin, Stella, ka metodë të çuditshme për të provuar aktoret.

Në një audicion që zgjatë tërë ditën, përmes manipulimit, nënçmimit dhe lojërave psikologjike, aktorja i nënshtrohet sprovave të njëpasnjëshme, me të vetmin qëllim që regjisorja të kuptojë se deri ku është në gjendje të shkojë aktorja për të fituar rolin.

"Audicioni" do të shfaqet edhe nesër në Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" ora 19:00.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama